Tom Doshi ka vendosur që të heqë dorë nga drejtimi i PSD-së në zgjedhjet e 25 Prillit. Këtë parti Toma ia ka blerë Skënder Gjinushit, i cili u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave.
Doshi ka shënuar emrin e Engjell Bejtjan si kryetar partie.
Vendimi i beftë i Tom Doshit vjen pas thirrjes publike të ambasadores amerikane Yuri Kim që Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi është pjesë e listës së zezë së SHBA-ve për korrupsion madhor.
Nga ana e tij, Edi Rama, përmes Damian Gjiknurit, ka pohuar se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së dhe se është i pavarur në vendimet që merr.
Por, nga ana tjetër, dihet se Tom Doshi kontrollon PS-në e Shkodrës, Shkodrën dhe buxhetin e shëndetësisë.