E gjithë Shqipëria si rrallëherë më parë është ‘zgjuar’ sot e mbuluar nga bora, e cila ka ngrirë nga temperaturat e ulëta.
Rrugët në Tiranë paraqesin problematika sepse pse ka prezencë të ngricave. Rrugët janë të rrezikshme edhe për këmbësorët, ndërsa në Maminas është shënuar viktima e parë, ky për shkak të akullit është aksidentuar një ambulancë, duke humbur jetën një e moshuar.
Në Qarkun Korçës vijojnë të bien reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat e ulëta shënojnë në -8 gradë celsius, ndërsa ka edhe prezencë të erës së fortë.
Trashësia e dëborës varion 40-50 cm, ndërsa ën zonat më thella shkon 100 cm – 150 cm. Në Korçë akset kryesore janë të lira dhe të kalueshme vetëm me zinxhirë
Të bllokuar nga dëbora janë fshatrat Panarit, Velcan Trebinje, ndërsa ka mungesë të energjisë elektrike në njësinë Proptisht, Homezh, Slabinjë dhe Homçani. Fshatra të bllokuara edhe në Gore e Moglicë. Rrugë të bllokuara dhe në fushën e Maliqit nga bora që shkon nga 30 cm deri ne 70 cm.
Dëbora ka shkaktuar problematika të mëdha në Krujë dhe Fushë Krujë, ndërsa në Malësinë e Krujës janë bllokuar 3000 banorë, pasi dëbora në rrugë ka shkuar 50 cm dhe akset rrugore të saj janë të pakalueshëm edhe për shkak të ngricës.
Në qarkun e Elbasanit dëbora ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve dhe ngrica në rrugë. Si pasojë e stuhisë së dëborës 11 fshatra janë të bllokuara, ndërsa janë pa energji elektrike disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.
Në qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e dëborës që prej orës 1 pas mesnate, por situata mbetet mjaft problematike. Temperaturat nën zero kanë sjell ngrica e për pasojë vështirësi lëvizje në shumë akse rrugore nacionale dhe qytete e fshatra. Ndërkohë dhjetëra qytetar e kaluan natën jashtë, për shkak të bllokimit të automjeteve në aksin Lezhe-Milot në të cilën lëvizja është mjaft e vështirë për shkak të mosndërhyrjes për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës.
Bllokimi i tyre ndodhi që prej ditës së djeshme pasi vendi u përfshi nga një stuhi dëbore duke bërë të pamundur qarkullimin. Aksi nga Lezha në drejtim të Milotit është i bllokuar, ndërsa policia po devijon automjetet drejt rrugës së vjetër.
Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës. Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.
Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.
Vlora është një ndër qytetet që shumë rrallë zbardhet nga bora. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kodrat përreth qytetit janë zbardhur nga bora.
Gjithashtu borë e prani ngricash për shkak të temperaturave të ulëta ka dhe në pjesën e Llogarasë.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe pranisë së borës në rrugë, autoritetet përkatëse kërkojnë që drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në qarkullim.