Pamjet e veçanta nga Durrësi/ Plazhi zbardhet i gjithi

Pa Kategori

Publikuar: 14/02/2021

Pamjet e veçanta nga Durrësi/ Plazhi zbardhet i gjithi

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe në qytetin e Durrësit, kanë nisur reshjet e dëborës.

Nga pamjet e siguruar nga plazhi i qytetit bregdetar, ku çadrat e kashtës që janë në breg të detit janë zbardhur nga dëbora.

Ndërkohë sipas sinoptikanëve, reshjet e dëborës do të vijojnë përgjatë gjithë natës, ndërsa e diela do të gdhihet 95% të territorit të Shqipërisë nën dëborë dhe ngrica.