Gjendet i mbytur një i moshuar në liqenin e Pogradecit, trupi i pajetë transportohet drejt morgut

Pa Kategori

Publikuar: 14/02/2021

Gjendet i mbytur një i moshuar në liqenin e Pogradecit, trupi i pajetë transportohet drejt morgut

Një person ësthë gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit. Mesohet se trupi  dyshohet t’i përkasë një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘’Ura e qytetit’’ teksa trupi i pajetë po transportohet drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.