“Do të bënim dashuri për 24 orë”, Zogu i Tiranës zbulon SMS-të intime

Pa Kategori

Publikuar: 13/02/2021

“Do të bënim dashuri për 24 orë”, Zogu i Tiranës zbulon SMS-të intime

Ai njihet si Zogu i Tiranës, por emri i tij i vërtetë është Hermes Nikaj, i cili prej disa kohësh vuan masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”.

Së fundmi, Hermes ka rrëfyer disa detaje nga jeta private, edhe pse qëndron i mbyllur në shtëpi. Ai ka treguar se fansat i shkruajnë shumë mesazhe, ku i shprehin dashurinë që kanë për të.

E jo vetëm kaq! Zogu i Tiranës ka treguar gjithashtu edhe për mesazhet ngacmuese që merr, apo edhe komplimente të tilla si “mashkull sex simbol”.

“Meqë jemi në atmosferë “Shën Valentini” vendos t’jua jap këto përgjigje: Komplimenti më i bukur është: Je imazh për Play Boy “Zogu”, mashkull sex-simbol. Mesazhi më pasionant më ka ardhur kur kam qenë larg ish-njeriut të zemrës dhe ishte: Nëse do të ishe këtu, do të mbysja me puthje dhe do të bënim dashuri për 24 orë, më mungon, hajde shpejt! Ndërsa premtimi më i madh i dashurisë ka qenë: Do të dua për të gjithë jetën time, edhe nëse nuk jemi bashkë!”- tregoi ai për Panoramaplus.

Zogu i Tiranës nuk hezitoi që të fliste edhe për fantazitë e tij më të bukura erotike gjatë këtyre muajve që ka qëndruar i mbyllur.

“Fantazitë e mia erotike bëhen reale falë imazhit tim. Unë jam një djalë i kuruar, ndaj çdokush më dëshiron. Mesazhet dhe fotot nuk më kanë munguar asnjëherë, por unë i shuaj dëshirat e mia fizikisht. Sigurisht që shumë miq vijnë dhe më vizitojnë në shtëpi. Nuk them se jam në një marrëdhënie dashurie, ama kam edhe unë “friends with benefits””, u shpreh Hermes.