Arrestohet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Nuk është arrestuar nga SPAK për pastrim parash dhe korrupsion, por për shkak të thyerjes së rregullave anti-covid.
Kryemadhi është shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë në Elbasan, pasi po zhvillonte një takim në shkelje të rregullave anti-covid. Shoqërimi i saj është bërë pas një përplasje vebale me policinë.
Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.
Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me bandat.
‘Vendosni gjobën dhe do t’u drejtohem gjykatave administrative. Merruni me bandat pastaj ejani na vendosni gjobat. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër’, ju drejtua Kryemadhi.