Goditje e madhe për Metën e Kryemadhin, shkrihen 7 degë të LSI, 120 anëtarë i bashkohen PS

Pa Kategori

Publikuar: 09/02/2021

Goditje e madhe për Metën e Kryemadhin, shkrihen 7 degë të LSI, 120 anëtarë i bashkohen PS

120 anëtarët të LSI-së në Kombinat kanë “dhënë dorëheje”, duke u bërë pjesë e PS-së.

Mësohet se 7 degë dhe 120 anëtarë të LSI-së në Kombinat i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Vetë anëtarët e LSI-së së Kombinatit, të cilët tashmë i janë bashkuar PS-së, e cilësojnë atë si një parti klienteliste.

Kujtojmë që deri më tani LSI-së i janë larguar edhe figura të tjera të njohura, si ish-ministri Nasip Naço, Gledion Rehovica nga qarku i Beratit, Ish-drejtori i portit të Durrësit, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS.