Prapaskena

Krim horror, prostituta shqiptare tërhiqet zvarrë dhe goditet 5 herë me thikë

Publikuar: 08/02/2021

Një prostitutë shqiptare që jetonte dhe punonte në Itali është vrarë ditën e sotme në mes të ditës në Pedriano të shtetit fqinj.

47 vjeçarja Luljeta Heshta është goditur 5 herë me thikë nga një person, i cili fillimisht e ka thirrur, ndërsa më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje.

Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Prej 10 vitesh Luljeta Heshta banonte në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin.



Më të lexuarat