Publikohen të dhëna të tjera shqetësuese që tregojnë se si klasa politike shqiptare po shpopullon Shqipërinë.
Disa anketa dhe metodologji të zhvilluara nga INSTAT dhe organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë për një përkeqësim të fenomenit të emigracionit në dekadën e tretë që nga rënia e regjimit komunist.
Një prej tyre, që mat emigracionin dhe diasporën, tregon se nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona.
Arsyet kryesore të largimeve kanë të bëjnë me keqeverisjen, konretisht arsye ekonomike, pasiguri, krim, korrupsion, mungesë shprese etj.