Shkatërrohet grupi i drogës në Korçë, arreston 12 trafikantë

Pa Kategori

Publikuar: 05/02/2021

Shkatërrohet grupi i drogës në Korçë, arreston 12 trafikantë

Policia ka goditur një grup droge në Korçë. Sot janë arrestuar 7 persona, ndërsa 5 të tjerë disa ditë më parë.

Janë prangosur 2 transportuesit e kanabisit, Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi, organizatori i trafikut Mario Tanellari, i dënuar edhe më parë për drogë. Arrestohen edhe poseduesit e kanabisit, Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri, Niko Janko e Mikail Mejdi.

Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar ‘Piramida’, ku më herët janë arrestuar edhe 5 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal gjatë dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”.