Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin Open, tha se arsyeja pse i dogji mandatet në 2019, ishte për të larguar hajdutët nga pushteti. Nisur nga fakti që presidenti i vendit Ilir Meta, është shprehur kundër veprimit të opozitës për të djegur mandatet, opinionisti Andi Bushati, e pyeti Kryemadhin nëse Meta, ndryshe nga ajo, donte t’i ruante hajdutët në qeveri.
Kryemadhi: Unë për çfarë i dogja mandatet? Se po ta kisha mendjen te karrigia nuk do i digjja mandatet. Nuk i dogja 20 mandate as për të marrë prapë 20, por më shumë, normal. E bëra dhe për të bërë një lloj katarsisi, me qëllim që të largoja hajdutët nga pushteti.
Bushati: Pra Meta që ishte kundër djegies së mandateve donte të ruante hajdutët në qeveri?
Kryemadhi: Ilir Meta ka ngrënë e ka pirë me ata, nuk kam ndenjur unë të ha dhe të pi. Unë do isha zonjë e parë po ta pranoja këtë. LSI sjell të rinj dhe të reja. PS ka nevojë për lëndë të parë inceneratorët. Ore thoni njëherë që kjo LSI ka bërë një gjë të mirë, ka sjellë emra të rinj në politikë. Këta të rinj që shkuan te Teatri Kombëtar dhe u zunë me policinë atje. Më mirë një 17-vjeçar deputet se sa një kriminel dhe një që mendon të blejë makinë për dashnoret e veta. Na thuaj për këtë Ramën që di 5 gjuhë të huaj dhe mbolli gjithë Shqipërinë me kanabis”, u shpreh Kryemadhi.