Vrasësi/t e Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt, po kërkohen në Tiranë.
Mapo mëson se operacioni ka nisur natën e djeshme në kryeqytet, për të prangosur autorin/ët e dyshuar për atentatin në hyrje të qytetit të Fierit.
Janë ushtruar kontrolle në disa banesa, dhe aktualisht janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen.
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me një armë tip “Scorpion”, teksa po qarkullonte me makinë tip “Mercedez Benz”.
Pak minuta pas vrasjes së 42-vjeçarit, Policia gjeti të djegur në truallin ku do të ndërtohet spitali i ri në Fier një makinë tip “Land Rover” me targa greke.
Dyshohet se mjeti u përdor nga autori/ët e krimit.
Autoritetet gjithashtu sekuestruan armën e përdorur, nga ku mendohet se gjatë ekspertizës kanë dalë gjurmët e gishtërinjve.