U arratis nga Komisariati i Policisë, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari Riljan Lala

Pa Kategori

Publikuar: 01/02/2021

U arratis nga Komisariati i Policisë, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari Riljan Lala

Është arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Tiranës 30-vjeçari Riljan Lala. Ky i fundit u arratis nga Komisariati Nr.1 i Policisë së Tiranës pak javë më parë, ndërsa është kapur sot nga efektivët e të njëjtit komisariat.

30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit.

Riljan Lala po bëhej gati që të transportohej drejt Gjykatës së Tiranës, ku do të dilte për masë sigurie, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Por, në rrethana ende të paqarta, Riljan Lala mundi të largohej prej këtij momenti.