Një ngjarje tronditëse është publikuar në media. Manal një vajzë nga Arabia ka rrëfyer se motra e saj Qamar, 26 vjeç është vrarë nga dy vëllezërit e e saj Ahmed dhe Nasser.
Sipas TheSun, arsyeja e vrasjes është fakti se motra kishte një llogari në Snapchat. Manal ngriti akuza tronditëse nëpërmjet rrjeteve te saj sociale, me një numër postimesh, të cilat më vonë i ka fshirë.
Disa ditë më parë, ajo bëri një postim, ku shfaqet me një shenjë gjaku mbi ballë, që mendohet se ishte i së motrës, po ashtu publikoi një video të nënës së saj duke bërtitur pasi u gjet trupi i Qamarit.
Pas një ndërprerje të shkurtër në rrjete sociale, Manal u kthye dhe shkroi në Twitter: Mirëmëngjesi, jam mirë dhe e lashë çështjen për ligjin.
Raste të ngjashme me atë të Qamarit ndodhin çdo ditë në Arabinë Saudite, sipas aktivisteve në vend.