Dje iu dha lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri nga babai tij, Skënderi, në Prishtinë. Pas kësaj tragjedie është arrestuar babi i viktimës, i cili thuhet se ka njoftuar vetë policinë për krimin e bërë.
Ndërkohë pas varrimit, Ismet Krasniqi, xhaxhai i të ndjerit ka thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht. Krasniqi ka thënë, Alberti kishte blerë një armë zjarri, ndërsa babai i tij Skënderi, kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.
“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka treguar babës se vet, plumbi ka qenë brenda. Ai, vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrepur plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë, por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Ai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë. Edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që ‘babë po du me ble një allti (pistoletë), po çka po të vyen bre babë kjo allti? – i ka thënë i ati. Edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka kërsit alltia edhe e ka vra me një plumb”, tha ai.
“Apel, me pas kujdes se arma është e shejtanit, jo e njeriut. Por për fat të keq rinia e sotme janë mësuar me atë”, shtoi Krasniqi.
Megjithatë, mbetet për t’u zbuluar nga drejtësia se si është e vërteta pasi viktima njihej si problematik. Në varrimin e të ndjerit ishte e pranishme ish-gruaja, ish-Missi Besa Gashi, me të cilën viktima ka edhe një vajzë.
Ndërkohë vlen të përmendet që nëpër media është aluduar se i ndjeri Albert Krasniqi kishte dhunuar fizikisht nënën e vajzës së tij, lajme të cilat ende mbeten të pakonfirmuara plotësisht.
Sa i përket të atit, Skënder Krasniqit, u bë me dije se ai është në një gjendje të rëndë psikologjikisht dhe nuk ishte i pranishëm gjatë varrimit të të birit.