Orgji me minorene në avion! Dalin pamjet tronditëse të manjatit të modës (Foto)

Pa Kategori

Publikuar: 29/01/2021

Orgji me minorene në avion! Dalin pamjet tronditëse të manjatit të modës (Foto)

Janë publikuar pamje tronditëse të manjatit të modës, Peter Nygard, i cili rezulton se e kishte kthyer avionin e tij personal në një vend ku organizonte orgji.

Sipas “Daily Mail”, në disa imazhe ai duket ndërsa sheh një vajzë vetëm 17-vjeçe, e cila bën kërcime erotike para tij.

Pamjet u publikuan nga ish-fotografi personal i Nygard, i cili thotë se ky i fundit po përpiqej të rekrutonte edhe vajza të reja, 16-vjeç, për të qenë në mesin e “të dashurave” të tij.

Stephen Feralio u punësua nga 79-vjeçari në vitin 2011 dhe ka regjistruar orë të tëra të festave të tij të shthurura, që ishin rituali i së dielës.

Manjati i modës u arrestua nga autoritetet kanadeze më 14 dhjetor, me një urdhër ekstradimi me kërkesë të qeverisë amerikane, ndërsa akuzohet se ka abuzuar me dhjetëra gra, në një skemë të trafikut seksual.