Shqipe Hysenaj, e cila u bë e famshme në “Për’puthen” e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” foli për largimin e saj nga programi.
Por pas daljes nga Për’puthen, Shqipja ka publikuar vazhdimisht fakte, ndërsa së fundmi nxorri dhe një imazh të Teas, ndaj së cilës hodhi akuza se është e lidhur me Beart Rexhepin, një ndër konkurrentët e Për’puthen dhe jo me Andin, me të cilin doli çift nga emisioni pak ditë më parë.
E pyetur nga moderatori Ermal Peçi mbi këtë çështje, Shqipja u shpreh se këtë e bën për faktin se është ajo e cila është etiketuar si e keqja, ndërkohë që në fakt sipas saj, po përpiqet të thotë të vërtetën siç është. Madje, Shqipja i tregoi dhe një foto moderatorit për të vërtetuar se po thotë të vërtetën, por vendosi të mos e ndante me publikun.
“Nuk ishte e rëndësishme të demaskoj vajzën në fjalë, por e vazhdova sepse mamaja e atij djalit që unë dilja foli për mua duke thënë jo po donte ta bënte vajzën Tean xheloze me Shqipen.”, u shpreh ajo.