Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, pas një sherri të çastit.
Viktima është identifikuar si Ilir Kuçi, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas në spitalin rajonal të Durrësit.
Ilir Kuçi, nga kqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Jetmir Bregu në Ilir Kuci. Fillimisht u raportua për një konflikt çasti, por burime për Prapaskenën mësojnë se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt 32-vjeçarit, që s’mundi t’i rezistojë plagëve të marra.
Për shkak të motit të keq, në zonë kishte shumë pak lëvizje njerëzish, gjë që i favorizoi autorët. Ata mundën që t’i iknin edhe policisë pas të shtënave në breshëri.
Aktualisht, kjo e fundit po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. po ashtu, policia ka shoqëruar disa emra në Komisariat si persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, por jo autorin/ët të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.