Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 inspektorët e INUV të Bashkisë Kamëz, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar disa ndërtime pa leje.
Kryeinspektori Dritan Nikolli 47 vjeç dhe inspektori Ermal Baci 36 vjeç lejuan ndërtime pa leje në territorin e Kamzës.
Policia e Tiranës njofton se operacioni është kryer nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.