“Përgjegjës për 21 janarin është vetëm Sali Berisha”!

Pa Kategori

Publikuar: 21/01/2021

“Përgjegjës për 21 janarin është vetëm Sali Berisha”!

Ishte ngjitur me te ndjerin Hekurann Deda qe u vra nga pumbat e Gardes se Republikes, dhe fati e shpetoi nga ekzekutimi.

Gazetari Fatos Mahmutaj ishte pikerisht ne vendin kui rrinin gazetaret qe ndiqnin nga afer sebashku me kameramanet protesten e opozites se asaj kohe ne Bulevardin qendror te Tiranes, perballe Kryeministrise!

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, tashme ka marre azil jashte vendit, u plagos në dorë gjatë protestës së 21 Janarit dhe ne 10 vjetorin e kesaj dite te erret per Shqiperine rrefehet nga azili!

Ndersa kujton ngjarjet e asaj dite ku mbetën të vrarë katër persona, ai shprehet për emisionin “Shqipëria Live” se nuk beson se do të ketë drejtësi për këtë çështje.

“Është e njëjta situatë që një javë pas ngjarjes mund të themi. Ka ngelur e njëjta problematikë, kemi disa vrasës të pandëshkuar.

Ngaqë ka mbetur e njëjta situatë, nuk është se shpresoj diçka dhe nuk mendoj se do të zgjidhet ndonjë gjë. Mendoj se çdo 21 janar do të mbetet një homazh dhe nuk do të ketë asnjëherë drejtësi.

Kam patur rreth 12 vjet eksperiencë në gazetari në lidhje me drejtësinë, dhe kjo lloj drejtësie bën një lojë ping pongu nga një institucion në tjetrin.

Për hetimin e një çështje penale ka afate kohore, provat janë publike në këtë rast. Por unë shoh vetëm pasime dhe asgjë konkrete”, tha gazetari i njohur.

Më pas Mahmutaj tha se përgjegjës për këtë ngjarje nuk është shteti shqiptar, as garda e republikës, por Sali Berisha.