Prapaskena

Stuhia godet frikshëm Dibrën, tempratura -13° C, gjithçka e ngrirë (Video)

Publikuar: 18/01/2021

Acari dhe i ftohti ka mbërthyer gjithë qarkun e Dibrës. Mësohet se temperaturat minus 13 gradë celcius kanë ngrirë rrugët e tubacionet e ujiit të pijshëm.

Qarku i Dibrës vijon të jetë i mbërthyer nga acari i ditëve të fundit. Mbrëmjen e së dielës termometri ka zbritur deri në -13° C në Bulqizë e Dibër, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugë e rrjetet e ujit të pijshëm.

Shumë fshatra janë të izoluar për shkak të akullit në rrugë. Fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnova e Vogël, Njësia Trebisht dhe Ostren, Martanesh, banorët nuk kanë komunikim me Bulqizën apo Peshkopinë.

Rruga Qaf Bualli – Krastë është e kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të akullit. Në shumë fshatra tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë duke lënë pa furnizim me uji mijëra banorë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Njësitë Administrative të Dibrës si Lura, Selishta, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Reç etj. Banorët apelojnë prej ditësh për ndërhyrje në hapjen e rrugëve të fshatrave, pasi janë drejt izolimit të plotë.

Rruga Peshkopi – Tiranë kalohet paprobleme, ndërsa Peshkopi- Kukës ka disa segmente me prani të akullit si pasojë e ujërave të rrjedhshëm që dalin në trase.

Policia e Dibrës këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve edhe në zonat rurale të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në rrugë me prezencë akulli.



Më të lexuarat