Lajm i kobshëm për demokratët. Këngëtarja Çiljeta Xhilaka ka tradhtuar demokratët, por sidomos Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Ajo ka deklaruar se do të votojë për Edi Ramën.
Çiljeta që dikur ishte pjesë e PD-së, mesa duket sot ndihet e zhgënjyer me Lulzim Bashën.
“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, tha Çiljeta.
Edhe Greta Koçi ka nisur të distancohet nga PD-ja. Megjithatë, në PD është Grida Duma, ndërsa Basha po afron edhe Floriana Garon.