Prapaskena

E rëndë, dhunohet prifti në Lezhë, momenti kur punëtori i bashkisë e godet me hekur

Publikuar: 18/01/2021

Një punëtor i kontraktuar nga Bashkia e Lezhës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj priftit ortodoks të qytetit, Koço Kapedani.

Videoja e dhunës është publikuar në rrjetet sociale dhe siç shihet nga pamjet, prifti është goditur dhe është shtyrë nga një person i veshur me uniformën e punëtorit.

Nuk bëhen të ditura shkaqet për këtë konflikt që është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Sendi me të cilin ai e ka goditur priftin e moshuar mendohet që të jetë hekur.

Nuk dihet akoma nëse prifti Kapedani ka bërë ndonjë denoncim për personin që e ka dhunuar.



Më të lexuarat