Prapaskena

“Do t’ju djeg të gjithëve…”, 26-vjeçarja kërcënon shqiptarët dhe malazezët

Publikuar: 18/01/2021

Kjo është Natalija Nilević, një 26-vjeçare e cila u arrestua me urdhër të prokurorisë në Podgoricë të Malit të Zi.

Shkak, sipas mediave atje, u bë një video e publikuar nga 26-vjeçarja në rrjetet sociale ku kërcënonte shqiptarët dhe malazezët.

“Do t’ju djeg të gjithëve sepse jeni të çmendur. Do t’ju presim kokat, nuk do të ketë më koka…”, shprehej ajo ndër të tjera në video.

Prokuroria malazeze e klasifikoi këtë si akt kriminal dhe e reja akuzohet për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Prokurorja Lepa Medenica konfirmoi për Vijesti arrestimin e Nilević dhe tha se ajo pritej të merrej në pyetje.



Më të lexuarat