Kryeministri Rama ka deklaruar mbrëmë se Ditmir Bushatin e shkarkoi si ministër të Jashtëm pasi ka bërë gabime.
Rama mohoi se e kishte shkarkuar për shkak të negociatave me Greqinë për detin.
“Ditmir Bushati ka qenë në krye të grupit negociator dhe grupi ka qenë shumë kompakt, dhe ne kemi bërë një punë shumë të mirë. Ne kemi ardhur shumë afër por kemi ardhur në pikën që nuk gjejmë dot dakortësi për impaktin që zënë ishujt, prandaj do shkojmë në gjykatë. Bushati ka bërë gabime të tjera, jo deti dhe Turqia”, tha Rama.
Rama e shkarkoi Bushatin duke e zëvëndësuar me Genc Cakajn. Edhe Cakajn e largoi disa ditë më parë, duke e zëvëndësuar me Olta Xhaçkën.