Shqipëria po kakon ditët më të ftohta të vitit. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -10°C në -2°C, në zonat e ulëta nga -2ºC në 05°C dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 07°C.
Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -9°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -6°C në 01°C.