Prapaskena

Shqiptarja në Zvicër lind trinjak, e mahnitshme cfare bën babai

Publikuar: 09/01/2021

Më 1 janar të këtij viti, Xhem Aliaj u bë baba i tre djemve dhe është njëri nga baballarët e parë në Zvicër që mori pushimin e ri të atësisë. 33-vjeçari thotë se ai ende duhet të mësohet me pushimet.

Në një intervistë për “20 Minuten” z. Aliaj, ka folur për ndjenjën se si duket pushimi i atësisë, pasi përfitoi një pushim dhjetëditor. Përpos kësaj, ai ka marr një pushim të atësisë edhe nga punëdhënësi i tij dhe mund të jetë pranë familjes për tre javë.

Xhemë Aliaj u kundërvihet kundërshtarëve të pushimit të atësisë, të cilët janë të mendimit se një burrë nuk mund ta bëjë vetveten të dobishëm gjatë kësaj kohe.

“Unë nuk jam dakord me këtë. Jam shumë i lumtur që tani mund të ndihmoj më shumë gruan time. Një nënë mund të ketë nevojë për ndonjë mbështetje nga burri i saj pas lindjes”, pohon Xhem Aliaj.

Ai nuk e kishte fare idenë se do të lindnin trenjakë, prandaj lumturia e tij nuk kishte fund.

“Kur shtatë muaj më parë bashkëshkortja ime shkoi në ultratingull, unë po luaja jashtë me fëmijët dhe po prisja. Papritmas ajo doli nga ordinanca me lot në sy. Vëllai binjak i djalit tonë të parë vdiq në muajin e gjashtë. Kështu që mendova se kishim humbur një fëmijë tjetër. Por në të njëjtën kohë asaj iu desh të qante nga gëzimi dhe dëshpërimi. Ishim të lumtur për treshet, por gjithashtu pyesnim se si duhet ta trajtonim këtë”, pohon Xhem Aliaj.

Në fund ai deklaron se pushimi i atësisë është i mirëseardhur për të gjithë baballarët dhe se ai është një dhuratë për familjen e tij. Xhem Aliaj (33) punon si logjist dhe jeton me familjen e tij në Kantonin Aargau.



Më të lexuarat