Tentohet ekzekutimi i Eduart Picës në Lezhë, u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës së tij pas mesnate

Pa Kategori

Publikuar: 06/01/2021

Tentohet ekzekutimi i Eduart Picës në Lezhë, u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës së tij pas mesnate

Dëshon atentati ndaj Eduart Picës në Lezhë! Pak mbas mesnatës, në lagjen “Nënë Teresa”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri ndaj makinës së 25-vjeçarit Pica.

Pavarësisht sulmit me breshëri ndaj mjetit, shoferi nuk ka pësuar lëndime të marra nga arma e zjarrit. Megjithatë alarmi është dhënë dhe në zonë kanë zbarkuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët kanë nisur nga puna për krehjen e vendngjarjes.

Gjithashtu janë ngritur edhe pika kontrolli në akset rrugore për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.