Prapaskena

Habit sërish gruaja e Përparim Ademit: Dy të dashurat e tij i kisha si motra, burri më tha kanë zemër bujare

Publikuar: 06/01/2021

Bashkëshortja e Përparim Ademit, Vjollca Telo, pohoi se me Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin, viktima të burrit të saj, kanë qenë shoqe për gati 30 vite.

Mes të tjerash ajo tha se kishte pranuar që burri i saj të kishte një lidhje me dy motrat. Vrasja e dy motrave në Astir padyshim që tronditi opinionin publik, ndërsa autori, Përparim Ademi ka pasur një lidhje intime me to.Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor në zonën e Astirit.

“Kishim 30 vite marrëdhënie me të. Shkonim shumë, dilnim për dreka dhe darka. Ishin si motra ime. Kam pasur shumë marrëdhënie me motrën e madhe. Kur u njoh Përparimi me Verën, nuk kam ditur gjë. Janë njohur në Elbasan.

U merrte me tregti. Ishim fukarenj. Kishim shtëpinë në Brrakë. Unë nuk dija gjë që ai kishte një lidhje me Verën (Kristinën).

Kur shkuam në Greqi, bashkë me ta, mendova se ishte shoqja e tij. Im shoq më tha; ‘Vera është zemër bujare’.

E pranova që kishte lidhje me Verën. Më pas ishte dhe Zhaneta. Ne kemi punuar bashkë si sanitare me Verën.

Ajo kishte shtëpinë e vetë, unë timen. Hynim e dilnim. Pastaj kohët e fundit ajo u largua në Greqi, pasi u martua atje. Dy motrat rrinin bashkë në një shtëpi”, u shpreh Vjollca Telo.



Më të lexuarat