Prapaskena

Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku

Publikuar: 06/01/2021

Pas një pauze për shkak të festave të fundvitit, Komisionet e Vetingut do të rinisin shqyrtimin e dosjeve javën e dytë të muajt janar. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, organet e Vetingut do të marri disa vendime të rëndësishme për fatin e disa prej emrave të njohur të drejtësisë shqiptare.

Në datën 11 janar 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim dosjen e gjyqtarit të Apelit Alaudin Malaj, i cili dha dorëheqjen nga drejtësia në korrik të vitit 2020, por tashmë kërkon rikthimin në Veting dhe gjykimin nga një tjetër trup gjykues në shkallën e parë të Vetingut.

Në 19 janar 2021, KPA do shqyrtojë kërkesën e prokurorit Eugen Beçi, për t’u rikthyer në detyrë, pasi është shkarkuar nga KPK për probleme me pasurinë dhe figurën. Në 21 Janar 2021, KPA do të vijojë shqyrtimin dosjes së ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako.

Kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga drejtësi, por kundërshton një pikë në vendimin e KPK-së, që e përjashton me 15 vite nga drejtësia.

Në vijim, KPA do të marrë në dorë dy dosje të tjera të ‘nxehta’, të gjyqtareve të Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari dhe Shpresa Beçajt, e para e shkarkuar për mosjutifikimin e një pasuria me vlerë 948 mijë USD dhe për fshehje e heqjes së vizës amerikane, ndërsa e dyta sepse nuk deklaroi pasurinë dhe formularin për figurën.

KPA do të vendosë edhe për fatin e prokurorit Besim Hajdarmataj, i konfirmuar në detyrë nga KPK, por që Komisioneri Publik kërkon të shkarkohet nga detyra.

KPA pritet të vendosë gjatë vitit 2021, meqenëse edhe Kuvendi i ka shtuar stafin, edhe për fatin e disa emra të tjerë të njohur të drejtësisë, si Petrit Aliaj, Arben Vrioni, Tritan Hamitaj, Genti Shala etj.

Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për të cilin Kuvendi ka miratuar gjithashtu staf shtesë për të përballuar volumin e dosjeve, pritet të dalë me vendime këtë vit për kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj, gjyqtarin dhe ish-anëtarin e KLD Gerd Hoxha, gjyqtarët Evjeni Sinojmeri, Ken Dhima, Maria Qirjazi dhe Zegjine Sollaku.

Gjatë vitit 2021, KPA pritet të vendosë për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë edhe të prokurorit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti.

Verifikimet kanë nisur që në 2019 edhe për prokurorin Dritan Gina, bashkëshortin e Rovena Gashit, e shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut për probleme me pasurinë. Gjatë vitit 2021, pritet që KPK të përfundojë edhe Vetingun e gjyqtarit, Lazër Sallakut, i cili mbylli dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus dhe dosjen CEZ. (Shqiptarja.com)



Më të lexuarat