Pasditen e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Ferizaj, ku shpërtheu një bombol gazi në një restorant në lagjen “The Village”. Sipas mediave kosovare shpërthimi ka plagosur 42 persona, mes tyre 2 fëmijë dhe 11 në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë, disa çaste më parë është publikuar një video që ilustrohet në vijim, ku shihet se si është nxjerr një grua nga restoranti pas shpërthimit. Kjo e fundit, shihet e kthyer me shpinë dhe e gjithë pjesa kurrizore e saj është djegur. Ndërkohë, qytetarët e kanë ndihmuar atë të dalë nga restoranti dhe t’i drejtohet ambulancës për të marrë ndihmë më të specializuar.