Author Archive Page

“Më vjen keq që PL po shkon drejt shuarjes”, Monika Kryemadhi: Ilir Meta u harrua në burg!

February 6, 2026 10:52 am |users2023 users2023 | Politikë

Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën, në Top News se i vjen keq që Partia e Lirisë po shkon drejt shuarjes, duke theksuar se kjo situatë është pasojë e një procesi të qëllimshëm kriminalizimi të forcës politike që ajo ka ndërtuar prej vitesh.

“Më vjen keq që Partia e Lirisë është drejt shuarjes. Kam investuar gjithçka në këtë parti, i gjithë rrethi im, nëna ime, bashkëshorti im janë sot në duart e gjykatës, sepse duan të kriminalizojnë një parti politike që ishte risi në politikën shqiptare, një parti që kërkonte aleanca”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, problemet që po përjeton sot politika shqiptare nuk ekzistonin më parë, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

“Sot kemi 80% të të burgosurve në paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse opozita mund të kthehet në një alternativë qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi kryesor qëndron te metodologjia dhe mungesa e konsistencës.

Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe për arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si rezultat të një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha për të vazhduar aferat”, deklaroi ajo.

Ajo pranoi se si ajo ashtu edhe Ilir Meta kanë bërë gabime, por theksoi se këto gabime lidhen me tejkalimin e kufijve në ndihmë të njerëzve.

“Meta dhe unë kemi gabimet tona. Kemi bërë më shumë sesa duhet për njerëzit. Nëse merr një doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpërdorim detyre. Ky ka qenë gabimi ynë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi kritikoi ashpër mediat dhe politikën për heshtjen ndaj mënyrës së burgosjes së Ilir Metës, duke theksuar se për tetë muaj ai është lënë në harresë.

“Asnjë emision, asnjë gazetar, asnjë deputet i PL-së nuk foli për shkeljet e rregullave të burgosjes së Metës. U harrua në burg për tetë muaj, nuk shkoi askush ta takonte”, tha ajo.

test

‘Tano Karidi’ i Mjekësisë Xheladin Draçini bllokon 400 doktoratura për pazare e xhelozi. Aferat me tendera dhe 250 mijë euro në llogari. A ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit?

February 6, 2026 10:44 am |users2023 users2023 | Krim & Korrupsion, Kryesore

Dikur një infermier-spiun i zakonshën, Rektori i Universitetit të Mjekësisë në prag pensioni Xheladin Draçini i ka dhënë një goditje karrierës akademike të profesorëve të rinj të Universitetit të Mjekësisë, duke bllokuar për shkaqe xhelozie dhe aferash korruptive rreth 400 kuota doktoraturash për vitin akademik 2025-2026. Pa një vendim të arsyetuar dhe në mënyrë arbitrare, Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, ka bllokuar doktoraturat, duke shkaktuar edhe një dëm financiar, pasi një doktorant i paguan shtetit gjatë tre viteve të tij të studimeve 6 mijë euro.

(Xheladin Draçini i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë)

Krahas bllokimit të karrierës akademike të profesorëve të rinj nga smira profesionale, pazaret dhe ndoshta edhe nga ankthi i daljes në pension, Draçini heq nga arka e universitetit rreth 2.4 milionë euro. Draçini, i cili nga infermier nisi të ngjiste shkallët e karrierës pas kalimit të dyshuar nga spiun i ish Sigurimit të Shtetit në spiun i SHIK-ut të Gazidedes, e ka kthyer universitetin në zgafellë pazaresh, paligjshmërish, shpërdorimesh, intrigash, përgjimesh, spiunimesh dhe skuthlliqesh.

Një tjetër skandal i Xheladin Draçinit në krye të Mjekësisë është bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore, ku studentët e kanë hedhur në gjyq, duke fituar të drejtën për mbajtjen e zgjedhjeve. Bllokimin e zgjedhjeve dyshohet se reflekton interesat e errëta të Draçinit për të diktuar edhe këshillat e studentëve, duke zgjedhur në krye servilë të tij, të besuar dhe mundësisht me ves spiunllëku.

Afera me tenderat

Pas kalimit nga Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tano Karidi i Mjekësisë ka konsoliduar një skemë korrupsioni me tendera, gjithnjë duke u fshehur pas personazheve të tjerë, me qëllim për t’i shpëtuar goditjes në rast të veprimit të SPAK-ut. Krahas spiunimit, intrigave dhe skuthlliqeve, Tano Karidi i Mjekësisë ka krijuar një rreth klientelist, në duart e të cilit dikton tenderat me pazar në tavolinë, manipulim procedurash, me oferta fituese sa fondi limit, për shërbime fiktive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

(Janis Karathano)

Një nga klientët e Draçinit është greku Janis Karathanos i kompanisë Pegasus, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash me koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, me fije korruptive nga Tirana në Holandë. Tano Karidi dhe prestanome i Klod Allajbeut (Karathano) kanë finalizuar së fundmi një aferë 600 mijë euro për gjoja ngritjen e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike, një shërbim fiktiv me qëllim ndarjen e parave publike sipas roleve.

(Renido Petritaj dhe Vilma Nushi)

Renido Petritaj i Rafin Company, një kompani e përjashtuar herë pas here nga pjesëmarrja në tendera për paraqitje dokumetesh false dhe mashtrim me zbatimin e kontratave publike, është një tjetër klient i Xhelos së Mjekësisë, ku kanë finalizuar me pazar në tavolinë një aferë 2.3 milionë euro. Pjesë e sofrës së tenderave të Xhelos janë edhe Vilma Nushi e aferës së Check up-it nën hetim nga SPAK, Frident Kuqi i aferës Bankers nën verifikim nga SPAK për pastrim parash etj.

Pasuria, 250 mijë euro në llogari

Ish infermieri që u bë doktor me letra, pasi askush nuk e njeh për mjek, Xheladin Draçini deklaron se posedon dy apartamente me sipërfaqe 96 m2 dhe 56 m2, deklaruar me çmim disa herë më të ulët se sa vlera reale. Gjithashtu, Tano Karidi i Mjekësisë deklaron edhe një makinë me vlerë më të ulët se sa vlera reale.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë deklaron disa depozita dhe llogari bankare me vlerë rreth 250 mijë euro. Disa sinjalizime sugjerojnë që Draçini është pronar edhe i disa pasurive të tjera, të kamufluar në emër të njerëzve të besuar, të dyshuara si produkt i aferave si Dekan i Fakuletit të Mjekësisë dhe më pas si Rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Vijon….

-Pse nuk ka denoncuar në polici thyerjen e banesës kohë më parë, ku dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me para?

-A ka qenë Xheladin Draçini spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe pse nuk publikon certifiaktën e pastërtisë së figurës?

test

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026 10:43 am |users2023 users2023 | Kronike

Shqyrtimi i çështjes së gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzat se ajo ka fshehur një dënim të mundshëm në Greqi, vijon të mbetet në një “udhëkryq” institucional. Disa ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi të marrë në shqyrtim dosjen, çështja është zhvendosur drejt Inspektori i Lartë i Drejtësisë përmes një ankese individuale.

Sipas burimeve të TemA-s, njëri prej anëtarëve të KLGJ-së, Klodian Kurushi, i ka përcjellë dosjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke e formalizuar këtë veprim përmes një ankese. Ky zhvillim vjen pas vendimit të KLGJ-së të datës 30 janar, ku me 6 vota kundër dhe 4 pro u rrëzua relacioni që kërkonte nisjen e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares Gjoka.

Në atë mbledhje, shumica e anëtarëve të KLGJ argumentuan se kompetenca për një proces të tillë i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke e zhvendosur përgjegjësinë institucionale jashtë Këshillit. Megjithatë, mënyra se si KLGJ ka vepruar pas këtij vendimi, duke lejuar që një anëtar individual të depozitojë çështjen në ILD, ka ngritur pikëpyetje mbi procedurën e ndjekur dhe koherencën institucionale.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë do ta marrë në shqyrtim përfundimtar fatin e gjyqtares së GJKKO-së. Burime nga ILD i thanë TemA-s se ka nisur një verifikim paraprak i ankesës, për të vlerësuar ligjshmërinë e saj dhe nëse ajo përmbush kriteret për t’u shqyrtuar në themel.

Në thelb të debatit qëndron deklarimi i gjyqtares Gjoka në formularin e dekriminalizimit. Vetë ajo, në një letër drejtuar KLGJ-së, ka theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, pasi sipas saj nuk ka qenë në dijeni të ndonjë procesi gjyqësor në Greqi dhe as të ndonjë vendimi penal. Gjoka shpjegon se në korrik të vitit 2005 i është refuzuar hyrja në territorin grek pa shpjegime, ndërsa vendimi i Gjykatës së Janinës, për të cilin është folur publikisht, sipas saj është arkivuar dhe nuk ka marrë kurrë formë të prerë, në përputhje me legjislacionin grek.

Për këto arsye, gjyqtarja argumenton se nuk ndodhet në kushtet ligjore që do të vinin në dyshim funksionin e saj si magjistrate. Megjithatë, kalimi i çështjes nga KLGJ te Inspektori i Lartë i Drejtësisë tregon se dosja Gjoka mbetet e hapur dhe se përplasja institucionale mbi kompetencat rrezikon të zgjasë më tej pa një vendimmarrje të qartë.

Në pritje të një qëndrimi përfundimtar nga ILD, çështja e gjyqtares së GJKKO-së vazhdon të mbetet një test i ndjeshëm për funksionimin e mekanizmave të reja të drejtësisë dhe për qartësinë e ndarjes së përgjegjësive mes institucioneve kushtetuese.

/Tema

test

Rama ‘merr’ edhe ish-deputetin demokrat! Dash Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm, Hajdari prefekt i Tiranës

February 6, 2026 10:21 am |users2023 users2023 | Politikë

Kryeministri Edi Rama merr edhe një tjetër opozitar. Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula mësohet se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe Sula zëvendëson në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari.

Prej viti 2016 Hajdari mbante postin e kryeinspektorit të përgjithshëm derisa dha dorëheqjen më datë 15 janar. Burimet thonë se Hajdari është emëruar Prefekt i Tiranës dhe zëvendëson në këtë detyrë Afrim Qendron.

Distancimi i Sulës me Partinë Demokratike nisi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi Sali Berisha nuk e përfshiu në listën e deputetëve.

test

Vdekja e 3- vjeçarit: Prokuroria mbyll hetimet, mjeku Roland Xhaxho dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia!

February 6, 2026 10:17 am |users2023 users2023 | Kronike

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 7 persona në lidhje me vdekjen e vogëlushit Brian Spahiu, pas një ndërhyrje dentare.

Mjeku i njohur Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, akuzohen për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim;
Ndërsa Ina Xhaxho, akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, shtetasit B.S. pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.6477, të vitit 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgoi në gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 85 dhe 143/2 të Kodit Penal, shtetasen I.Xh. për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm’ parashikuar nga nenet 85, 143/2 dhe 180/a/2 të Kodit Penal, shtetasit E.S. dhe E.A. për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal.

Më datë 28.09.2023, i mituri B.S., iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekët R.Xh dhe I. Xh. Pas ndërhyrjes i mituri kthehet në shtëpi dhe brenda pak orësh dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficencë respiratore akute), në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas në datën 01.10.2023, ndërroi jetë.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S. Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në:

– moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit;

– ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

– nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët I.Xh dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur por nuk ishin mbushur. Për këtë fakt, ndaj tyre u ngrit akuza për nenin 143/2 të K.Penal.

Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia I.Xh. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licencën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët roje të pediatrisë V.A. dhe D.S. në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G.

test

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Dosja ‘Epstein’, Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland

February 6, 2026 9:51 am |users2023 users2023 | Botë

Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Thorbjorn Jagland, nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga kontakti i tij me financierin amerikan dhe abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Jagland shërbeu si kryeministër nga viti 1996 deri në vitin 1997. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019 dhe kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Në një deklaratë të enjten, agjencia norvegjeze kundër korrupsionit, Okokrim, tha se i kërkoi Ministrisë së Jashtme të heqë imunitetin e dhënë Jagland si ish-diplomat. Shefi i Okokrim, Pal Lonseth, tha se hetimi do të përqendrohet në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata ose favore në lidhje me pozicionet e tij.

Politikani veteran përmendet disa herë në një mori dosjesh nga Pasuria Epstein të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane.

Në një email drejtuar Epstein nga maji 2012, Jagland shkroi: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme.

Në një email tjetër nga janari 2013, ish-kryeministri shkroi për planet për të vizituar ishullin privat të Epstein në Karaibe me gruan dhe djemtë e tij, duke shtuar: “Nuk mund ta vazhdoj vetëm me gra të reja, siç e dini.”

Të hënën, Jagland i tha gazetës VG se emailet përmbanin “zhargon të sikletshëm” që mund të keqinterpretohej dhe tha se nuk i kishte vizituar kurrë pronat e Epstein pa praninë e gruas së tij. Ai mohoi të kishte qëndruar ndonjëherë në ishullin e Epstein.

Avokati i Jagland, Anders Brosveet, tha se do t’ua paraqiste të gjithë informacionin përkatës hetuesve. “Bazuar në atë që kemi gjetur deri më tani, jemi të sigurt për rezultatin”, tha Brosveet për Reuters.

test

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi pritet nga numri dy i Departamentit Amerikan të Shtetit, Michael Rigas

February 6, 2026 9:25 am |users2023 users2023 | Politikë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit me Michael Rigas, Zëvendësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë takimit u theksua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimin e ngushtë, që i shërben të ardhmes dhe prosperitetit të të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi se SHBA mbetet partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në rrugëtimin euroatlantik dhe reformat e brendshme të vendit, duke nënvizuar rolin e Kuvendit si institucion kyç në avancimin e këtyre reformave.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, forcimi i shtetit të së drejtës, si edhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar fenomenet e krimit të organizuar në rajon. Po ashtu, u diskutua zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri.

U vlerësua gjithashtu roli i Shqipërisë si aleate e besueshme në NATO dhe angazhimi i saj për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale, përfshirë gatishmërinë për të përmbushur objektivat e reja të Aleancës drejt rritjes së shpenzimeve në mbrojtje, si edhe angazhimi maksimal për mikpritjen e Samitit të NATO-s.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve strategjike të konektivitetit dhe sigurisë në rajon, përfshirë zhvillimin e Porto Romanos dhe rëndësinë e Korridorit 8, si një bosht i ri europian që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke shërbyer jo vetëm si projekt i zhvillimit ekonomik, por edhe si korridor i sigurisë, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Kryetari Peleshi dhe Zëvendëssekretari Rigas diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë tek Kosova dhe roli i shqiptarëve si faktor i rëndësishëm për stabilitetin, integrimin dhe paqen në rajon, si edhe rolin e Shteteve të Bashkuara si garant i paqes dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi u vlerësua si një moment domethënës për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një hap i rëndësishëm në thellimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, duke forcuar më tej rolin e Kuvendit si nxitës dhe mbështetës i bashkëpunimit mes dy vendeve.

test

Argjentina kërkon ekstradimin e Maduros nga SHBA-të, e akuzon për krime kundër njerëzimit

February 6, 2026 8:43 am |users2023 users2023 | Botë

Një gjyqtar argjentinas ka kërkuar ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u kap nga ushtria amerikane muajin e kaluar dhe tani përballet me akuza federale për narkoterrorizëm dhe komplot për importimin e kokainës në New York.

Hetimi nga Argjentina, gjyqtarët e së cilës kanë ndjekur në mënyrë agresive çështje të shkeljeve të të drejtave të njeriut edhe përtej kufijve të saj, e akuzon Maduron se ka kryer krime kundër njerëzimit duke mbikëqyrur një shtypje të ashpër ndaj protestuesve dhe kundërshtarëve politikë gjatë presidencës së tij, raporton Associated Press.

“Urdhërohet përkthimi urgjent i kërkesës ndërkombëtare dhe i dokumentacionit shoqërues,” thuhet në urdhërarrestin, i cili u nënshkrua nga gjyqtari federal argjentinas Sebastián Ramos.

Paditësit përfshijnë venezuelas që kanë pësuar torturë, ndalim arbitrar dhe janë detyruar të zhduken, ndër shkelje të tjera, nga forcat e sigurisë dhe agjentët e inteligjencës venezueliane.

Çështja, e depozituar në Buenos Aires në vitin 2023 nga organizata të të drejtave të njeriut që përfaqësojnë viktimat, mbështetet në parimin e juridiksionit universal, një koncept ligjor që lejon ndjekjen penale në Argjentinë të kujtdo, nga çdo vend, që kryen krime si gjenocidi ose terrorizmi kudo në botë.

Tani Ministria e Jashtme e Argjentinës duhet t’ia paraqesë kërkesën administratës Trump, e cila ka pak gjasa të pajtohet, pasi Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, presin gjyqin në një burg në Brooklyn nën akuzat se kanë bashkëpunuar me kartele droge për të lehtësuar dërgimin e mijëra tonëve kokainë në SHBA gjatë një periudhe 25-vjeçare.

Megjithatë, një nga organizatat që paraqiti padinë e përshëndeti kërkesën si një moment të rëndësishëm “për Argjentinën, për drejtësinë dhe, mbi të gjitha, për viktimat venezueliane që guxuan të flasin.”

“Përtej këtij vendimi specifik, mbetet kënaqësia e të qenit përballur me të fuqishmit, duke mbrojtur me vendosmëri të drejtat e njeriut,” shkroi Forumi Argjentinas për Mbrojtjen e Demokracisë.

Në kërkesën drejtuar SHBA-së për dorëzimin e Maduron Argjentinës, urdhërarresti i referohet traktatit të ekstradimit të vitit 1997 midis dy vendeve dhe pranon operacionin e fundit ndaj Maduros.

Një gjykatë argjentinase kishte lëshuar për herë të parë një urdhërarresti ndërkombëtar për Maduron në vitin 2024. Pas operacionit ushtarak amerikan që rrëzoi Maduron më 3 janar, prokurorët federalë argjentinas i kërkuan gjyqtarit Ramos të kërkonte ekstradimin për hetimin e krimeve kundër njerëzimit.

Si një nga pak vendet, ligji i të cilit lejon hetimin e çështjeve të krimeve kundër njerëzimit përtej kufijve të vet, Argjentina ka marrë gjithnjë e më shumë një rol qendror në padi që variojnë nga torturat ndaj disidentëve nën diktaturën e Francos në Spanjë, deri te mizoritë e kryera nga ushtria kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, udhëheqësi më i spikatur i së djathtës në rajon dhe aleat i presidentit Donald Trump, ka përshëndetur operacionin ushtarak amerikan për Maduron.

test

“Alo, motra ime është keq”/ Tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Itali, djali telefonoi ambulancën por ngatërroi adresën, xhaxhai: Nuk munda t’i shpëtoja

February 6, 2026 8:22 am |users2023 users2023 | Kronike

Të tjera detaje dalin nga tragjedia e familjes Kola në Itali që tronditi jo vetëm komunitetin atje, por edhe vendin tonë.

Mbrëmjen e së mërkurës, katër anëtarë të familjes Arti Kola, 44 vjeç, bojaxhi, bashkëshortja Jonida, 48 vjeçe, djali Hajdar, 22 vjeç, elektricist dhe vajza Xhesika, 15 vjeçe, humbën jetën nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre të re në lagjen Rughi.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, djali i familjes, Hajdari kishte telefonuar numrin e emergjencës 112 në orën 19:58 dhe ishte lidhur me 118, duke thënë: “Motra ime po ndjehet keq”.

Telefonata zgjati 11 minuta, por gjatë saj Hajdar humbi ndjenjat për shkak të helmimit. Ai kishte dhënë adresën e gabuar, 168 në vend të 186, dhe kjo vonoi ndërhyrjen e ambulancës për disa minuta vendimtare.

Ambulanca mbërriti në zonë rreth orës 20:03, por nuk gjeti shtëpinë dhe kërkoi ndihmën e fqinjëve dhe më pas të karabinierëve për të lokalizuar adresën e saktë. Vetëm rreth orës 21:46 ekipet e urgjencës arritën te dera e banesës.

Kur Turim Kola, xhaxhai i viktimave, dhe dy karabinierë tentuan të hynin brenda, mungesa e oksigjenit i bëri edhe ata të ndiheshin keq dhe u nxorën jashtë për ndihmë mjekësore. Zjarrfikësit arritën më pas dhe siguruan banesën, por mjekët konstatuan vdekjen e të gjithë familjes. Në dëshminë e tij, xhaxhai është shprehur vazhdimisht se nuk ka mundur dot t’i shpëtonte, pasi i ra të fikët.

Sot prokuroria ka dhënë detaje mbi hetimet që do të ndjekin: kaldaja e re e banesës është nën kontroll, do të verifikohet nëse ishte instaluar dhe kontrolluar sipas ligjit, dhe kush ka kryer montimin. Banjesa, e blerë nga Arti Kola rreth tre vite më parë, ishte banesë e re për familjen vetëm prej 6-7 muajsh.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Porcarit, ku familja Kola ishte shumë e vlerësuar. Si shenjë zie, është anuluar parada e Karnavaleve, ndërkohë që në kishën San Giusto mbahet vigjilje lutjeje për viktimat. Shokët e vajzës Xhesika në shkollën e mesme kanë mbledhur poezitë e saj dhe kanë vendosur lule dhe një tullumbace të kuqe në formë zemre para shtëpisë së familjes.

test

“Janë të njëjtit individë dhe retorikë”, politologu: Protestat nuk sjellin ndryshim të madh

February 6, 2026 8:08 am |users2023 users2023 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, e shikon protestën e 10 shkurtit të Partisë Demokratike “si një rutinë” dhe shtoi se protestat në vendet si Shqipëria, me demokraci hibride, nuk sjellin ndonjë zhvillim të madh.

“E shoh si një rutinë, do vazhdojë për sa kohë ka konfliktualitet politik. Zakonisht përdoren protestat dhe janë përdorur në Shqipëri dhe vende si Shqipëria, ku ka demokraci hibride. Nuk sjellin ndonjë zhvillim të madh, por janë një mjet që partitë përdorin kur nuk arrijnë dot të artikulohen ndryshe. Në rastin shqiptar mendoj që është pak më e komplikuar sepse edhe në protesta janë të njëjtit individ, e njëjta retorikë, të njëjtat sjellje, gati-gati edhe të njëjtit pjesëmarrës dhe deri diku ne kemi humbur sensin e protestës. E vetmja protestë, e fundit që ne kemi pasur, ka qenë ajo e studentëve në vitin 2018-19, ku personalisht ka qenë e fundit që kam dalë. Këto të tjerat pastaj mendoj që nuk përbëjnë lajm të madh”, u shpreh Krasniqi në Off The Record me Andrea Dangllin.

“Nuk mendoj që Parlamenti është vendi ku opozita nuk ka akses. Opozita mund ta përdorë në mënyrë shumë të mençur, konstruktive, afatgjatë dhe strategjike Parlamentin. Por, në momentin që ngatërrohet sheshi me Parlamentin dhe Parlamenti me sheshin, atëherë krijohet një lloj ambienti që i shkon për shtat mazhorancës. Mazhoranca ka numrat, nuk do debat. Ka ardhur koha të gugëllojmë pak për të kuptuar si funksionon një parti në këtë shekull dhe në këtë lloj kohe dhe përballë këtyre sfidave. Sepse një parti duhet të mendojë gjithmonë që nesër mund të jetë në qeveri”, shtoi Krasniqi.

test