‘Tano Karidi’ i Mjekësisë Xheladin Draçini bllokon 400 doktoratura për pazare e xhelozi. Aferat me tendera dhe 250 mijë euro në llogari. A ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 06/02/2026

‘Tano Karidi’ i Mjekësisë Xheladin Draçini bllokon 400 doktoratura për pazare e xhelozi. Aferat me tendera dhe 250 mijë euro në llogari. A ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit?

Dikur një infermier-spiun i zakonshën, Rektori i Universitetit të Mjekësisë në prag pensioni Xheladin Draçini i ka dhënë një goditje karrierës akademike të profesorëve të rinj të Universitetit të Mjekësisë, duke bllokuar për shkaqe xhelozie dhe aferash korruptive rreth 400 kuota doktoraturash për vitin akademik 2025-2026. Pa një vendim të arsyetuar dhe në mënyrë arbitrare, Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, ka bllokuar doktoraturat, duke shkaktuar edhe një dëm financiar, pasi një doktorant i paguan shtetit gjatë tre viteve të tij të studimeve 6 mijë euro.

(Xheladin Draçini i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë)

Krahas bllokimit të karrierës akademike të profesorëve të rinj nga smira profesionale, pazaret dhe ndoshta edhe nga ankthi i daljes në pension, Draçini heq nga arka e universitetit rreth 2.4 milionë euro. Draçini, i cili nga infermier nisi të ngjiste shkallët e karrierës pas kalimit të dyshuar nga spiun i ish Sigurimit të Shtetit në spiun i SHIK-ut të Gazidedes, e ka kthyer universitetin në zgafellë pazaresh, paligjshmërish, shpërdorimesh, intrigash, përgjimesh, spiunimesh dhe skuthlliqesh.

Një tjetër skandal i Xheladin Draçinit në krye të Mjekësisë është bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore, ku studentët e kanë hedhur në gjyq, duke fituar të drejtën për mbajtjen e zgjedhjeve. Bllokimin e zgjedhjeve dyshohet se reflekton interesat e errëta të Draçinit për të diktuar edhe këshillat e studentëve, duke zgjedhur në krye servilë të tij, të besuar dhe mundësisht me ves spiunllëku.

Afera me tenderat

Pas kalimit nga Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tano Karidi i Mjekësisë ka konsoliduar një skemë korrupsioni me tendera, gjithnjë duke u fshehur pas personazheve të tjerë, me qëllim për t’i shpëtuar goditjes në rast të veprimit të SPAK-ut. Krahas spiunimit, intrigave dhe skuthlliqeve, Tano Karidi i Mjekësisë ka krijuar një rreth klientelist, në duart e të cilit dikton tenderat me pazar në tavolinë, manipulim procedurash, me oferta fituese sa fondi limit, për shërbime fiktive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

(Janis Karathano)

Një nga klientët e Draçinit është greku Janis Karathanos i kompanisë Pegasus, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash me koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, me fije korruptive nga Tirana në Holandë. Tano Karidi dhe prestanome i Klod Allajbeut (Karathano) kanë finalizuar së fundmi një aferë 600 mijë euro për gjoja ngritjen e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike, një shërbim fiktiv me qëllim ndarjen e parave publike sipas roleve.

(Renido Petritaj dhe Vilma Nushi)

Renido Petritaj i Rafin Company, një kompani e përjashtuar herë pas here nga pjesëmarrja në tendera për paraqitje dokumetesh false dhe mashtrim me zbatimin e kontratave publike, është një tjetër klient i Xhelos së Mjekësisë, ku kanë finalizuar me pazar në tavolinë një aferë 2.3 milionë euro. Pjesë e sofrës së tenderave të Xhelos janë edhe Vilma Nushi e aferës së Check up-it nën hetim nga SPAK, Frident Kuqi i aferës Bankers nën verifikim nga SPAK për pastrim parash etj.

Pasuria, 250 mijë euro në llogari

Ish infermieri që u bë doktor me letra, pasi askush nuk e njeh për mjek, Xheladin Draçini deklaron se posedon dy apartamente me sipërfaqe 96 m2 dhe 56 m2, deklaruar me çmim disa herë më të ulët se sa vlera reale. Gjithashtu, Tano Karidi i Mjekësisë deklaron edhe një makinë me vlerë më të ulët se sa vlera reale.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë deklaron disa depozita dhe llogari bankare me vlerë rreth 250 mijë euro. Disa sinjalizime sugjerojnë që Draçini është pronar edhe i disa pasurive të tjera, të kamufluar në emër të njerëzve të besuar, të dyshuara si produkt i aferave si Dekan i Fakuletit të Mjekësisë dhe më pas si Rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Vijon….

-Pse nuk ka denoncuar në polici thyerjen e banesës kohë më parë, ku dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me para?

-A ka qenë Xheladin Draçini spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe pse nuk publikon certifiaktën e pastërtisë së figurës?