Author Archive Page

Tendera për krimin / Agron Gaxho ‘ushtar’ i mafiozit Gentian Sharra, ndanë bashkë paratë për ushqimin e spitalit Elbasan

May 27, 2023 1:59 pm |prapaskena | Investigim, Kryesore

Në prag të festave të fundvitit më 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, Agron Gaxho, rinovoi për të tretin vit radhazi kontratën e shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për pacientët e spitalit të tij.

Kontrata vjetore me vlerë 23.6 milionë lekë u firmos me një kompani të vogël të tregtisë së mishit në pronësinë e Olta Sharrës, një 43-vjeçare nga Elbasani, që kishte punuar më herët në bibliotekën e qytetit.

E regjistruar si person fizik, kompania e Sharrës ofron ofron gjithashtu shërbimin e ushqimit për spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” si dhe kishte fituar tendera në tre bashki të qarkut të Elbasanit.

Por ka një problem: në kohën kur spitali rajonal i Elbasanit i rinovoi kontratën, subjekti “Olta Sharra” ndodhej prej gjashtë muajsh nën sekuestro si një derivat i dyshuar i burimeve kriminale.

Vendimi për sekuestrimin e personit fizik “Olta Sharra” u mor nga Gjykata e Elbasanit më 9 qershor 2022, si pjesë e hetimit pasuror të nisur ndaj bashkëshortit të saj, Gentian Sharra – një 48-vjeçar nga Elbasani i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vetë Sharra u arrestua në maj 2022 në kuadër të operacionit “Golden Bullet” të SPAK si pjesë e njërit prej grupeve të krimit të organizuar të denoncuara nga Nuredin Dumani – një ushtar i krimit të organizuar i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ligji shqiptar për prokurimin publik u ndalon kompanive pjesmarrjen në tendera vetëm në rastet kur operatori ekonomik apo drejtuesit e tyre janë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Megjithatë, ekspertët thonë se përfshirja e kompanive me prejardhje kriminale në prokurimet publike i shkakton një dëm të madh zhvillimit normal të ekonomisë.

Mendoni një kompani që punon çdo ditë, merr kredi dhe krijon kapital përballë një kompanie që e ka siguruar nëpërmjet parave me prejardhje të dyshimtë. Këto kompani janë të fuqishme, kanë paranë e padeklaruar dhe mund ta përdorin për të deformuar proceset nëpërmjet korrupsionit,” tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

I pyetur për rinovimin e kontratës me një kompani të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar dhe të sekuestruar nga gjykata, drejtori i spitalit rajonal të Elbasanit, Agron Gaxho pretendoi se procedura ishte ligjore dhe se përzgjedhja ishte bërë mbi bazën e dokumenteve.

“Autoriteti kontraktor nuk vlerëson procedura në bazë të dyshimeve, por në bazë të dokumenteve të kërkuara dhe të paraqitura,” tha Gaxho, duke iu referuar dëshmive të penalitetit dhe gjendjes gjyqësore të kompanisë.

“Nëse ju keni informacione të dyshimta, jeni të lutur t’ju drejtoheni organeve të drejtësisë,” tha Gaxho përmes një përgjigje me shkrim.

Skeda kriminale

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Gentian Sharra ka një skedë të pasur kriminale që daton nga viti 1999 si dhe ka qenë subjekt hetimesh për trafik të lëndëve narkotike, krime kundër personit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.

E megjithatë, precedentët penalë nuk e kanë penguar atë që të shtojë pasurinë e tij si dhe të zgjerojë biznesin në emër të bashkëshortes me institucionet lokale në Elbasan.

Në procedimin pasuror të Prokurorisë së Elbasanit, Sharra përshkruhet si autor i dyshuar i një episodi të trafikut të drogës në vitin 1999, ku një gomone ishte kapur në det për shkak të një avarie.

Përgjatë viteve 2011-2013, Sharra akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka kryer pesë vjedhje me dhunë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe një argjendar.

Duke iu referuar dëshmisë së Dumanit, SPAK përshkruan grabitjen e një argjendari, ku Sharra dyshohet si organizator.

Ne pritëm këtë zotëri që kishte florinjtë. E kam goditur unë i pari me levë hekuri mbas qafe ose në kurriz, të njëjtën gjë bëri edhe Iliri…Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe më pas u larguam bashkë me Sharrën,” citohet të ketë thënë Dumani në dokument.

Në vitin 2017, ai u hetua për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të mbajtura në të njëjtin vit. Dokumentet gjyqësore nuk hedhin dritë mbi rezultatet e këtij hetimi.

Ndërsa në vitin 2019, Sharra u hetua sërish si lidhje e grupit kriminal që kreu grabitjen spektakolare të mbi 4 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

“Furgoni i përdorur për këtë ngjarje është modifikuar nga vëllezërit Çala te servisi i shtetasit Gentian Mustafa Sharra, i ndodhur në fshatin Katund i Ri, Elbasan,” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Për Prokurorinë, Sharra njihet gjithashtu si lidhje e ngushtë shoqërore e Talo Çelës – i dënuar nga gjykata për grabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit dhe i shpallur në kërkim për tre vrasje dhe një seri grabitjesh të dhunshme në fillim të viteve 2010. Çela ishte gjithashtu një i punësuar fiktiv në kompaninë e bashkëshortes së tij, Olta Sharra.

Pavarësisht listës së gjatë të precedentëve kriminalë, një hetim pasuror për Gentian Sharrën u çel vetëm pas arrestimit të tij në maj të vitit të kaluar.

Në qershor të vitit 2022, Prokuroria e Elbasanit identifikoi pasuri të llogaritura në vlerën e 5 milionë eurove në emrin e tij dhe të familjarëve dhe gjykata urdhëroi sekuestrimin e tyre.

Mes tyre gjendet një vilë luksoze në periferi të Elbasanit, sipërfaqe të mëdha toke, një bar- kafe, 13 automjete si dhe tre subjekte biznesi – ku personi fizik “Olta Sharra” rezulton edhe më fitimprurësi.

Tenderat e shëndetësisë

Subjekti “Olta Sharra” u themelua në vitin 2013 me objekt aktiviteti të trefishtë; bar-kafe, servis automjetesh dhe tregti mishi dhe nënprodukte të tij. Por prej vitit 2016, kompania e vogël e ka zgjeruar aktivitetin në fushën fitimprurëse të tenderave publikë, fillimisht me bashkitë e qarkut dhe më pas në sektorin e shëndetësisë.

Prej vitit 2016, subjekti “Olta Sharra” ka marrë 19 kontrata për furnizim me ushqime nga bashkitë e Elbasanit, Cërrikut dhe Librazhdit me një vlerë totale prej 117,539,778 lekësh [rreth 1 milion euro].

Ajo ka fituar gjithashtu 8 tendera vetëm në sektorin e shëndetësisë me spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” dhe qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, e vetme ose si bashkim operatorësh. Në total, tenderat e spitaleve kapin vlerën e 626 milionë lekëve [5.5 milionë euro].

Në vitin 2016, “Olta Sharra” bashkë me dy kompani të tjera u shpall fituese e një tenderi me vlerë 249 milionë lekësh për shërbimin e gatimit në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, kontratë e cila përfundoi në vitin 2019.

Kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës e rinovoi sërish kontratën me spitalin psikiatrik në vitin 2020 përmes fitimit të një tenderi nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me vlerë 264 milionë lekësh. Subjekti “Olta Sharra” u shpall fitues si bashkim operatorësh me kompaninë Dion-Al.

Po në vitin 2020, “Olta Sharra” fitoi si bashkim operatorësh edhe tenderin e ushqimit për qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara me një vlerë prej 78.8 milionë lekësh. Kjo kontratë bazohet në një marrëveshje kuadër të nënshkruar në 13 maj të vitit 2020 dhe vazhdon efektin e saj deri në 31 dhjetor 2023, me të drejtë rinovimi çdo vit.

Subjekti “Olta Sharra” u vendos nën sekuestrim me urdhër të gjykatës në qershor 2022, por vendimi u ekzekutua thuajse shtatë muaj më vonë.

Arjan Baçi, administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, tha se e mori kompaninë nën administrim në shkurt të vitit 2023, ndërsa shtoi se zbatimi i kontratave me spitalet po ecte normalisht.

Baçi tha gjithashtu se subjekti kishte 17 punonjës dhe se ai kishte hequr nga listë-pagesa Olta Sharrën dhe 2-3 persona të lidhur me të për një administrim sa më të mirë.

“Ne kemi marrë nën administrim të gjitha llogaritë bankare të personit fizik dhe nuk ka pasur probleme për zbatimin e kontratave,” tha Baçi.

Ai shtoi megjithatë se pas përfundimit të kontratave aktuale, nuk mendonte që kompania duhej të rifutej në tendera.

Ekspertët e prokurimeve publike vlerësojnë se sistemi shëndetësor është ndër më të prekurit nga tenderat me rrisk të lartë dhe bëjnë thirrje për hetime më aktive për të mbajtur larg kompanitë e dyshuara për lidhje kriminale.

Aranita Brahaj, drejtuese e AIS që menaxhon portalin e të dhënave të hapura, Open Data, tha se sektori i shëndetësisë vuan nga tenderimet e parregullta ose në mungesë të konkurrencës.

“Në momente të caktura, më shumë se 40% e procedurave paraqesin një rast rrisku, pra kanë një markim me red flag nga sistemi ynë,” tha Brahaj duke iu referuar këtij sektori.

Ndërsa Preçi nga Instituti për Studime Ekonomike theksoi rrezikun që paraqesin kompanitë me burime të dyshimta në dominimin e tregut.

“Shteti me mekanizmat e tij, ligjet antimafia, përjashtimi nga proceset nëse ka dyshime të arsyeshme, duhet të ndërhyjë për të garantuar zbatimin e ligjit dhe zhvillimin normal të vendit,” përfundoi Preçi./BIRN

 

 

test

500 euro ora / Kush është rusja 19 vjeçe që ka tërbuar pleqtë politikanë të Tiranës, mes eskortave dyshohet se janë infiltruar spiune

May 27, 2023 8:31 am |prapaskena | Jetë/stil, Krim & Korrupsion, Kryesore

Eskortat e huaja kanë pushtuar dhe ‘çmendur’ Tiranën. Vajza nga Rusia, Gjerogjia, Vietnami, Kazakistani, Azerbaxhani, Venezuale, Kolumbia, Brazili, Korea, Libia, Kina etj., kanë ardhur si turiste në Tiranë dhe Durrës.

Ato kanë marrë apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin seksual kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.

Disa prej tyre, siç është vajza nga Rusia që e thërrasin Vasiliana, frekuentohen nga politikanë të moshuar dhe biznesmenë.

(Vasiliana)

Një burim nga grupi i vëzhgimit i këtij aktiviteti që ndalohet me ligj në Shqipëri, tha se çmimi për Vasilianën nga Rusia dhe Amelia nga Gjeorgjia ka shkuar 500 euro ora dhe mbi 2 mijë euro nata, për shkak të kërkesave të shumta që vijnë nga personazhet VIP.

(Amelia)

Ndryshe nga prostitucioni tradicional, ky aktivitet nuk ka një tutor dhe kokë drejtuese, por vajzat organizohen vetë.

Shërbimet inteligjente, në dijeni deri në detaje të këtij fenomeni, janë të shqetësuar pasi mes eskortave mund të jenë infiltruar edhe spiune ruse.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

test

Seks me pagesë 100-400 euro, vajzat nga Libia, Taxhikistani e Vietnami mbushin Tiranën, por paratë ua vjedhin disa adoleshentë

May 27, 2023 6:32 am |prapaskena | Dosje rozë, Kryesore

Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në vendin tonë një treg të sigurt pune. Por së fundmi është vërejtur një tjetër fenomen.

Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani, por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.

Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve ku 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.

Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë.

Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin.

Para disa ditësh një incident i tillë ndodhi në rrugën ‘Dervish Hatixheja’.

Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë. E njëjta situatë ka ndodhur javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ ku pre e vjedhjes ranë dy vajza nga Libia. / TCH

 

 

test

Arben Kraja ish kandidat për deputet i Ramiz Alisë, lidhja me Metën dhe vjedhja e vilës në Gjirin e Lalzit, i dha tender kompanisë që çoi në burg Thoma Gëllçin

May 26, 2023 6:36 pm |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore

Ish kreu i SPAK, Arben Kraja, është një personazh me ‘ngarkesa’ të shumta. Në fund të regjimit komunist, Kraja ka qenë kandidat për deputet i Bashkimit të Rinisë, një strukturë që kontrollohej nga Ramiz Aliaj, por që drejtohej nga Lisien Bashkurti.

Kraja ka qenë gjithashtu hetues në kohën e diktaturës, fakt për të cilin nuk duhej të emërohej fare në SPAK.

Pasi nuk fitoi si deputet, në vijim Kraja hapi një pijetore me emrin ‘Moska’ në Shkodër.

Ndërkaq, gjatë viteve 2000-2002, kur Fatos Nano i besoi drejtimin e qeverisë Ilir Metës, në atë kohë kishte një njësi anti-korrupsion, e cila drejtohej pikërisht nga Arben Kraja. Pra ka qenë vartës i Ilir Metës, i cili vitin e kaluar e quajti Krajën ‘spurdhjak’.

Pas kërcënimit, Kraja po zvarrit dosjen e Ilir Metët për lobime dhe shërbime estetike me para të pista.

Në vitin 2021, hajdutët hynë në vilën e Arben Krajës në Gjirin e Lalzit. Kraja mohoi vjedhjen, por një video e publikuar tregoi të kundërtën.

Ish kreu i SPAK kishte vilë në lagjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalzit.

Gjatë drejtimit të SPAK-ut, Kraja do të mbahet mend vetëm për “shqetësimin’ që shprehu në një studio televizive, ku tha se portalet po kërcënonin SPAK-un.

Tenderi i dyshimtë

Arben Kraja lejoi dhënien e një tenderi të njëjtës kompani, që është hetuar për mospërmbushje të kontratës për një tender për respiratorë të dhënë gjatë nisjes së pandemisë.

Për më tepër fituese u shpall e njëjta kompani për të cilën SPAK hetoi dhe GJKKO më pas dënoi me akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçin.

Bëhet fjalë për kompaninë TBS ’96 që është përzgjedhur në maj të vitit të kaluar dhe pa garë për tenderin me objekt “Shërbime për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit në Prokurorinë e Posaçme” për një periudhë dyvjeçare. Për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit, kjo kompani ka fituar 60 mln lek të reja.

Teorikisht, në rastin e hetimit dhe dënimit të Thoma Gëllçit, edhe kompania që fitoi tenderin me një vlerë prej 20 mln lekësh më shumë se oferta më e ulët, duhet të ketë qenë nën hetim nga SPAK.

E sigurt është që nëse kompania në fjalë nuk ka qenë nën hetim në rastin e hetimit ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, ajo është paditur nga opozita në vitin 2020 për shkelje të një kontrate sekret për furnizimin e spitaleve me respiratorë në muajt e parë të pandemisë.

Përgjegjësia e Arben Krajës nuk është e drejtpërdrejt ligjore, se sa është më shumë morale.

Si drejtues i SPAK ai nuk kishte në kompetencat e tij ndjekjen e procedurave, apo vlerësimin e ofertave për tenderat që organizon prokuroria e posaçme.

Kompetenca e drejtpërdrejt është e administratës civile të strukturës.

Por, sipas ligjit të prokurorisë së posaçme, e gjithë struktura civile e saj përgjigjet para drejtuesit të SPAK, që në momentin e dhënies së këtij tenderi ishte Arben Kraja.

Me kompetencat si drejtues, Kraja ndoshta mund ta kishte parandaluar këtë tender, që pa i hyrë debatit të ligjshmërisë së tij lë një njollë të fortë në biografinë e SPAK-ut.

Njollos strukturën e posaçme, që nga njëra anë kompaninë në fjalë e ka pasur nën hetim për shkelje të kontratave në tendera, nga ana tjetër i jep tender vetë.

 

 

 

test

Kush është gjyshja 80-vjeçare, njerëzit e Tigrit dhe avokati i Metës pjesë e kartelit korruptiv të energjisë në Shqipëri, si pastrohen paratë e pista

May 26, 2023 6:59 am |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore

Arben Ahmetaj, Ilir Meta dhe një ish politikan i nivelit të lartë, përfaqësojnë sot kartelin kryesor klientelistdhe korruptiv në Shqipëri të energjisë së rinovueshme.

Treshja është kamufluar përmes të besuarve tyre: Gerian Kuke me 8 kompani të energjisë diellore, Artan Gjokaj me HEC-e, Gëzim Veleshnja (avokati i Metës) dhe një gjyshe 80-vjeçare N. B.

Kujtojmë që Gerian Kuke dhe Artan Gjokaj u përdorën nga Arben Ahmetajt edhe për të mbuluar vilën e korrupsionit që i dha Klodian Zoto për inceneratorët në Hamallaj, vilë e cila kaloi në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Tigrit.

Kuke ishte trampolinë për kalimin e vilës nga Klod Zoto tek Erjola Hoxha, ndërsa Artan Gjokaj gjoja u bleu një apartament prindërve të zonjës Hoxha, të cilët këto para gjoja ia dhanë të bijës, për të justifikuar blerjen e vilës që është sekuestruar nga SPAK si produkt i korrupsionit të Tigrit.

Interesat korruptive në energjinë e rinovueshme nuk i lidhin rastësisht Ahmetajn, Metën dhe ish politikanin, që fshihet pas gjyshes 80-vjeçare.

Treshja qëndron edhe pas luftës për të marrë biznesin e inceneratorëve, pasi nuk dolën të kënaqur nga miliona euro që përlanë me inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Treshja po pastron miliona euro para korrupsioni në energji të rinovueshme, një biznes që sjell të ardhura të sigurta për 35 vite.

Që të tre kanë mbi 8 dosje penale të hapura në SPAK, por vetëm Tigri është marrë deri më tani nën hetim.

Treshja ka kaq shumë para, lidhje politike, fuqi korruptive saqë SPAK e ka shumë të vështirë të zbatojë ligjin.

Nëse Altin Dumani ka vullnet të zbatojë ligjin dhe të hyjë në histori, ndjekja e fijeve të intetesave dhe parave, do të çonte në zbulimin e një prej historive më të mëdha të korrupsionit dhe pastrimit të parave të treshes në fjalë, duke nisur që nga HEC-et, panelet diellore, inceneratorët, blerja e mediave, tenderat e rindërtimit, lobimet, tenderat e rindërtimit, privatizimet e pasurive publike etj.

Në vijim detaje, lidhje konkrete, kontrata, transaksione, të emra të rinj të implikuar dhe një seri faktesh korrupsioni.

 

 

 

test

Së shpejti audio/video e Ben Tigrit duke shkepur gruan e një gazetari në Gjermani, një histori me M. C. dhe një orgji në Ksamil

May 25, 2023 10:29 am |prapaskena | Dosje rozë, Prapaskena

Prapaskena nuk ndalet dhe nuk shantazhohet kurrë nga shullazët e gazetarisë, të cilët shesin edhe familjet për para të pista.

Prapaskena nuk e kanë shantazhuar dot kokat e krimit dhe jo disa gagarelë që kanë frikë të tregojnë fytyrën në Tiranë.

Krahas audiopërgjimeve për gjoba, ku përfshihen disa orë pazare, në vijim do të publikojmë audio dhe video të Ben Tigrit në shtrat me gruan e një gazetari në Gjermani.

Teksa bashkëshorti thithe viza kokaine dhe vinte gjoba në Tiranë, ben Tigri argëtohej me gruan e tij në Gjermani, madje e komandonte gazetarin për të sulmuar shokët e tij në një portal prapanice.

Materialet janë gjetur gjatë kontrollit që ushtroi BKH-ja në vilën e Tigrit, ku u gjetën edhe 3 vibratorë.

Në vijim do të flasim edhe për historinë e Fundërrinës me M. C., udhëtimet dhe ku e ka punësuar, sa veta ka punësuar përmes shtrëngimit, por edhe për raporte të tjera.

Në vijim, në shërbim të interesit publik, do të ekspozojmë të gjithë bandën e Fundërrinës në Tiranë, të cilën e përdor për të vendosur gjoba.

Do të sjellim për herë të parë historinë e një orgjie në Ksamil, me protagonistë thithlopën e gjobave, me disa kamarierë në lokalin që e ka siguruar përmes gjobëvënies etj.

Prapaskena ka siguruar edhe një dosje protitucooni, me përmbajtje shumë të rëndë, si dhe një dosje voluminoze spiunazhi ordiner.

test

Audiopërgjimi i Elvi Fundos dhe Anila Bashës duke vendosur gjoba si Shullazi: Ka 5 muaj që të kërkoj lekë, hajde në zyrë ndryshe…

May 25, 2023 6:50 am |prapaskena | Investigim, Krim & Korrupsion, Kryesore

Elvi Fundo është pronar i portalit CNA, me administrator Xhovan Shyti, ndërsa Anila Basha është pronare dhe administratore e portalit Neës Bomb.

Anila Basha është një gazetare e mirëfilltë edhe pse herë pas here ka punuar si këshilltare ministrash dhe kryebashkiakësh.

Elvi Fundo është një ish zyrtar i PD-së, ish subjekt i deklarimit të pasurisë. Kur PD-ja ikën nga pushteti, shfaqet si gazetar.

Që të dy kanë sulmuar gazetarë për interesa të ish drejtorëve dhe ish ministrave të akuzuar për korrupsion, por ndoshta edhe për shkak të urrejtjes dhe mllefeve të pashpjegueshme.

Në një sondazh të Brryli Broadway, disa muaj më parë, CNA dhe News Bomb rezultonin si portalet më gjobëvënës në Shqipëri, duke i perceptuar Elvi Fundon dhe Anila Bashën si ‘Shullazët e gazetarisë’ në Shqipëri.

Dhe ky perceptim ka një bazë, ndonëse për të identifikuar gazetarët e vërtetë gjobëvënës, ka edhe rrugë të tjera, siç është për shembull, një Veting për pasurinë dhe shpenzimet.

Kompania e telefonisë ONE Albania ka lidhur kontrata reklamimi me Anila Bashën dhe Elvi Fundo, i cili për vite me radhë është fshehur pas ish administratores Etleva Skonja.

Meqenëse portalet e Elvi Fundos dhe Anila Bashës janë periferike, kontrata reklamimi është një formë gjobe që kompania paguan për të evituar sulmet nga dyshja Basha-Fundo.

Sipas kontratës, ONE Albania i paguante 1.4 milionë lekë të vjetra në muaj Elvi Fundos. Një shumë të përafërt i paguante edhe Anila Bashës. Kontrata e ONE Albania me Anila Bashën dhe Elvi Fundon mbaroi. Kompania nuk dëshiron dhe nuk ka interes për të lidhur një kontratë të re.

Çfarë ndodh?

Anila Basha dhe Elvi Fundo nisin një sulm me portalet e tyre ndaj kompanisë One Albania, me shkrime agresive, me qëllim për të detyruar dhe shtrënguar kompaninë që t’u japë para.

Në redaksinë e Prapaskenës kanë ardhur disa audipërgjime, ku Anila Basha dhe Elvi Fundo, të cilët nga sot e tutje do t’i quajmë ‘Shullazët e gazetarisë’, shfaqen me fytyrën e tyre e vërtetë, duke bërë pazare dhe vendosur gjoba.

Anila Basha tregon hapur luftën 5-mujore me ONE Albania për t’i vendosur gjobë. Fillimisht ajo thotë se i është lutur kompanisë për t’i dhënë para, ndërsa më pas ka nisur presionet verbale dhe me anë të shkrimeve në portalin e saj.

I kujtojmë prokurorisë dhe publikut, se për të pasur një bashkëpunim me vullnet të lirë dhe reciprok, nuk ka nevojë as për lutje dhe as për kërcënime, për të imponuar bashkëpunimin, ku njëra palë i jep para tjetrës në këmbim të heshtjes.

Nëse më parë, kur merrnin paratë, Elvi Fundo dhe Anila Basha pasqyronin lajme pozitive për kompaninë, tashmë që nuk marrin më para, ata i bëjnë presion ONE Albania, se do t’i nxjerrin fakte të rënda, në përpjekje për ta detyruar t’u japë para.

Anila Basha thotë se ka shumë denoncime që nuk i ka publikuar akoma dhe se ka nisur t’u kërkojë informacion institucioneve kundër ONE Albania.

Elvi Fundo tregon pazaret, ku thotë se i kishin ofruar një reklamë nga Albtelekom, por nuk e kishte pranuar, me sa duket shuma i është dukur e vogël.

Fundo është mësuar me shuma relativisht të mëdha, gati sa reklamat për televizione.

Ish zyrtari gazetar Elvi Fundo kërkon nga kompania One Albania të arrijnë një pazar, ku kompania të lidhë një kontratë, për t’i dhënë para, ndryshe sulmet do të vijojnë.

Edhe pse portali i tij është periferik dhe me zero ndikim, një grup biznesmenësh paguajnë çdo muaj Elvi Fundon.

Një pjesë e tyre marrin para dhe koncesione publike, ku një pjesë të parave i çojnë në xhepat e ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo.

Biznesmeni Petrit Maho, që ka marrë mbi 200 tendera në shëndeti, i jep Elvi Fundo 3.5 milionë lekë (të vjetra) çdo muaj, Gjergj Luca e paguan Elvi Fundon me rreth 2.5 milionë lekë (të vjetra) çdo muaj.

Oligarku Bashkim Ulaj, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike, i jep Elvi Fundos rreth 2 milionë lekë në muaj, me anë të kompanive Gener 2 dhe Digicom.

Biznesmeni i salsiçeve Wudy, Sokol Meqemeja i jep Elvi Fundos 1.3 milionë lekë në muaj, me anë të kompanisë ‘Frigo Food’.

Lista është e gjatë, ku disa prej tyre nuk reklamojnë asgjë, thjeshtë i japin paratë.

Ky audiopërgjim është një fakt flagrant penal. Prokuroria ose SPAK mjafton të kontrollojë tabulatet, të marrë në pyetje përfaqësues të kompanisë One Albania, të shikojë se si në CNA dhe News Bomb botoheshin lajme pozitive kur paguheshin dhe si nisën sulmet kur u ndërpre pagesa, për të vërtetur plotësisht veprën penale të shtrëngimit për dhënie pasurie. Vijon

test

Vetëm Agron Shehaj me 25 milionë euro pasuri doli kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët, opozita dhe mazhoranca bashkuan votat

May 24, 2023 7:28 am |prapaskena | Kryesore, Politikë

Opozita dhe pushteti bashkuan dje votat për të rritur pagat e ministrave dhe deputetëve.

Me vendimin e miratuar, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto nga 181 mijë që e ka sot, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto nga 158 mijë lekë që është aktualisht.

Kundër doli vetëm deputeti, Agron Shehaj, i cili ka një pasuri me vlerë mbi 25 milionë euro.

Duhet theksuar se Agron Shehaj nuk ka marrë para publike, pra nuk është pasuruar si shumë të tjerë duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe përvetësuar pasuri publike.

Madje Shehaj e ka dhuruar pagën e tij për 6 vajza jetime nga Kukësi.

Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë

Ibrahimaj: Paga në administratën publike do të shkojë në 900 euro në dy hapa. Hapi i parë sapo ka filluar dhe hapi i dytë do të jetë gjatë vitit të ardhshëm. Me përcaktimin e pagës së Presidentit si paga më e lartë, janë të lidhura edhe disa funksione të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi. Praktikisht përfitojnë. Përsa i përket koeficentëve të pagës për pozicionet që kanë të bëjnë  me institucionet e Kuvendit dhe Ekzekutivit janë përshtatur pa ndryshuar nivelin aktual të pagave për ta rikonsideruar në një moment të dytë kjo për shkak se kemi pasur për qëllim të përqendrohemi fillimisht tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish sikundër janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore.

Shehaj: Nga propozimi i qeverisë për rritjen e pagave, ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën. Është e vërtetë?

Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.

Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët dhe këshilltarët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se tuajën, apo më të lartë se e deputetëve?

Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.

Shehaj: Tani ju po thoni që të rriten rrogat njëherë për të gjithë, më pas do merremi me deputetët dhe ministrat. Ju po thoni që rritja e rrogave duke mos e ndryshuar koefiçientin për pak a shumë 1 mijë euro në muaj për 140 deputetë dhe ministrat, rrezikon të bëjë të parealizueshme rritjen e pagave për të tjerët?! këtë po thoni?

Ibrahimaj: Nuk po them këtë. propozimi që kemi sjellë është i mirëmenduar. Kostoja e pagave të deputetëve dhe ministrave nuk është një kosto që ndikon në rritjen e pagave. Ajo që po them është që për ne ka prioritet zbatimi I repormës tërësore për rritjen e pagave. Pra nuk është çështje buxhetore.

Shehaj: Nuk po e kuptoj atëherë se si e pengon zbatimin e kësaj reforme të rritjes së pagave, përfshirjen e ministrave dhe deputetëve në rritjen e pagave. Çështja është këtu se ju vinin në komision dhe u kërkoni deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të rrisin rrogën për të gjithë përveçse për veten e tyre. Ju po thoni rrogat tona se rrogat e deputetëve janë të parëndësishme dhe mund të marrin më pak se një drejtor në ministrinë tuaj. Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë.

Gjylameti: Po bëni të njëjtën pyetje 3 herë.

Shehaj: Mos është një tallje, një farsë e kryeministrit? Thjeshtë për të treguar se ju jeni aq të ndjeshëm për popullin dhe administratën ndërsa përbuznin punën e deputetëve apo ministrave? Ju po thoni që këta janë të korruptuar dhe rrogën as që e shohin fare. Ndaj dhe i përjashtojmë. Po ju zonja minister a keni nevojë që rroga juaj të jetë sa u takon? Sepse me 1 milionë e 750 mijë lekë nuk mjaftojnë. Nëse e meriton këshilltari juaj, pse nuk e meritoni ju zonja minister? Sepse qytetari I thjeshtë mendon tani se ju nuk meritoni rritje rroge zonja minister, apo jeni të gatshëm ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit dhe shqiptarëve.

Agalliu: Kuvendi që miraton pagën e Inspektorit, ka rrogë sa gjysma e inspektorit. Kjo nuk bën sens. Nëse duam të ruajmë dinjitetin e çdo individi, të nisë rritja me Presidentin, të shkojë te Kryeministri, të shkojë më pas te ministri e deputeti.

Agalliu: Kuvendi që miraton pagën e Inspektorit, ka rrogë sa gjysma e inspektorit. Kjo nuk bën sens. Nëse duam të ruajmë dinjitetin e çdo individi, të nisë rritja me Presidentin, të shkojë te Kryeministri, të shkojë më pas te ministri e deputeti.

Spaho: Paga e deputetit nuk është indeksuar prej vitesh. Unë mban mend që me këtë pagë e kam filluar që në vitin 2005. Madje deputetit i thuhet edhe që të blejë makinën me lekët e tij dhe të bëjë punën e qeverisë.

Ibrahimaj: Unë nuk kam thënë që nuk e vlerësojmë punën e deputetit apo ministrave. Thashë që pasi të zbatohet rritja për administratën, do të sjellim një propozim për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Shehaj: Nuk jam dakord me këto propozime që u thanë këtu. Kjo është një shfaqje e shëmtuar. Është ofenduese ndaj kuvendit të Shqipërisë. Të vish këtu dhe të thuash se do u rritet rroga të gjithëve me përjashtim të deputtëve, është një shfaqe populist tipike e kësaj qeverie. Unë propozoj që ky projekligj të mos kalojë dhe ju të sillni një projekligj normal sin ë të gjitha vendet e botës. Për rritjen e të gjitha rrogave. Qendrimi juaj se do merremi në një moment të dytë me deputetët është tallje.  Ju thoni se deputetët tani duhet të rrisin vetë rrogat e tyre. I ftoj kolegët të mos bëhen pjesë e kësaj farse, nuk mund të tallet kryeministri dhe qeveria në këtë farë mënyrë. Nuk mund të thotë që unë po e rris për popullin por ju po deshët rriteni vetë. Merreni ju përsipër këtë turp thotë kryeministri.

Braçe: Në Kuvend ka deputetë që kanë interesa biznesi, sikundër në kuvend ka deputetë që i bëjnë nder kuvendit, i bëjnë nder institucioneve, i bëjnë nder demokracisë. Të jesh deputet nuk është qokë që e bën filan parti për filanin, thjesht dhe vetëm në kuptimin për shërbimin që bën kundrejt partisë. Të jesh deputet është nderi i jetës sa kohë materializon atë që është qëllim themelor: ti shërbesh interesit publik. Në rast se duhet të kthehemi te një administratë ku duhet të sundojë merita dhe të kuptojnë që vendi i punës nuk është qokë, duhet të ketë një ridimensionim të administratës. Të paaftët duhet të dalin jashtë, të talentuarit të marrin atë që u takon. Reforma e pagave nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për gjithkënd. Për fat të keq jemi në pikën që do shpërndahen para edhe te njerëz që e meritojnë, por edhe te njerëz që nuk e meritojnë fare. reformës së pagave duhet ti shkojë pas një reformim i administratës publike.

 

 

test

Dokumenti / Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’

May 23, 2023 6:27 pm |prapaskena | Investigim, Kryesore, Memorie

Hapja e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit duket se do të sjellë surpriza, befasi dhe sëkëlldi.

Ky dokument tregon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, Elvi Fundo, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’.

Bëhet fjalë për Emil Fundon, i datëlindjes 1946, me profesion elektriçist, nga i cili duket se ka marrë edhe pseudonimin ‘Voltmetri’. Sipas kartelës, Emil Fundo është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit në vitin 1979.

Në 1 prill 2023, në portalin periferik CNA, me pronar Elvi Fundo, u botua një artikull me titull ‘Spiunët e Sigurimit / Nga Leka Bungo, te Frrok Çupi dhe Shpëtim Nazarko’.

Artikulli nuk shoqërohej me ndonjë dokument për të provuar akuzën e rëndë. Por, nga ana tjetër, ky dokument konfirmon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, pronar i portalit, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, me vullnetin e tij për të spiunuar shokët.

Elvi Fundo është lakuar dhe etiketuar në media si gjobëvënës ordiner, mallist dhe fundërrinë mediatike.

Për shumë kohë, ish këshilltari i Ridvan Bodes (një prej ikonave të korrupsionit në Shqipëri), i shfaqur si gazetar, fshihej pas Etleva Skonja, të cilën e kishte vendosur si administratore të portalit.

Në procese të shumta gjyqësore, ‘Fundërrina’ nuk ka kurajo të pranojë se është pronari siç rezulton në letra, por fshihej pas një gruaje, me emrin e të cilës ka bërë shumë poshtërsi dhe para, duke i sjellë disa çështje gjyqësore me pasoja në të ardhmen.

Ditët e fundit znj. Skonja është larguar si administratore.

Në vend të saj, Fundërrina apo Vesho Mallisti, ka gjetur një pijanec ordiner, i cili endet nëpër mejhane dhe nuk dihet nëse është i vetëdijshëm se çfarë pisllëqesh bëhen në emrin e tij, deri tek dyshimet për pastrim parash.

Edhe pse me pagë modeste, Elvi Fundo ka poseduar më parë një shtëpi në Gjirin e Lalëzit.

Ish funksionari i PD-së së vulës, ka hapur edhe një televizion (dhomë e kuzhinë) me burime të dyshimta parash, ku si administrator ka vendosur sërish pijanecin.

Fundo dyshohet se mashtron me pagat e punonjësve të tezgave të tij mediatike, duke operuar me pagesa cash, fshehur të ardhurat dhe mashtruar tatimet.

Prokurorisë do t’i mjaftonte vetëm verifikimi i shpenzimeve të udhëtimeve me avion drejt Gjermanisë dhe anasjelltas, në raport me të ardhurat e ligjshme, për të vendosur para përgjegjësisë penale Elvi Fundon për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Ish funksionari i lakuar për korrupsion i PD-së paguhet nga një rreth oligarkësh që kanë përfituar para dhe pasuri publike.

Siç e vërteton ky dokument, këto kompani oligarkësh, që marrin para publike, i çojnë një pjesë të parave të shqiptarëve të varfër, në llogaritë e portalit të Elvi Fundos, në formë gjobëvënie dhe si sekser.

 

(Prapaskena fton biznesmenët të mos i paguajnë më gjoba një fundërrine që pi kokainë, pasi dëmtojnë imazhin e tyre dhe se ky ish zyrtar i akuzuar për korrupsion, shumë shpejt do të shkojë drejt burgut).

Themi gjobëvënie pasi në vijim do të publikojmë përgjime, ku Elvi Fundo ekspozohet duke bërë pazare dhe shtrënguar biznese për dhënie pasurie.

Themi sekser, pasi Fundërrina ndërhyn në mënyrë të paligjshme për të bllokuar raportime për oligarkët që e paguajnë si dhe shpërndan zarfe në emrin e tyre.

Pra bën atë për të cilën akuzon gazetarë që kanë denoncuar në SPAK me fakte korrupsionin e kokave të korrupsionit elitar në Shqipëri, atë që nuk e ka bërë askush më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Ftojmë gazetarë, botues, analistë, zyrtarë, politikane dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të reagojnë me zero tolerancë dhe zero shpërfillje ndaj kësaj Fundërrine mediatike, që ndot me portalin e tij, ndërkohë që vetë përfaqëson korrupsionin e PD-së së vulës kur ishte në pushtet, përfitimin e parave dhe licencave me pushtetin aktual, gjobëvënien dhe pastrimin e parave. Vijon…

 

test

Ish zyrtarët e PD të maskuar si gazetarë me vila, TV, Benz-a dhe që paguhen nga Tigri zbulojnë arsyen e humbjes: Mirel Mërtiri

May 23, 2023 3:45 pm |prapaskena | Kryesore, Prapaskena

Sali Berisha, Ilir Meta dhe taborri i tyre me kalecë, ish zyrtarë të korruptuar, pseudogazetarë me vila, spiunë të ish Sigurimit të Shtetit etj., kanë nisur të ‘analizojnë’ humbjen.

Është viti i dhjetë që humbin. Në fakt humasin vetëm demokratët, pasi taborri sa vjen e pasurohet, me paratë cash, pronat, licencat dhe tenderat publikë që u jep Edi Rama përmes oligarkëve.

As në pushtet, çeta e ish zyrtarëve të korruptuar të PD-LSI, maskuar si gazetarë dhe analistë, si dhe familjet Meta-Berisha, nuk do të pasuroheshin aw shumë sa janë pasuruar në opozitë këto 10 vite.

Nën ‘regjimin’ e Ramës, ish zyrtarët e korruptuat të PD, të shfaqur si gazetarë, kanë hapur edhe televizion, me rrogë të deklaruar 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Të tjerë posedojnë makina të tipit të fundit dhe vila tek oazet e oligarkëve.

Gjithsesi, Berisha dhe Meta janë në një mendje sa i takoi alibisë së humbjes. Sipas tyre zgjedhjet i ka blerë Rama me krimin dhe korrupsionin.

Në fakt Rama nuk ka nevojë të blejë zgjedhjet, pasi ka blerë opozitën.

Nëse më parë mbi 100 biznesmenë që merrnin koncensione, tendera dhe prona publike, paguan çdo muaj tek kunati i Lulzim Bashës, tashmë paguajnë tek Shkëlzeni dhe Syri.

Jo rastësisht, Berisha nuk përmend dot asnjë nga biznesmenët që marrin nga Rama koncensione dhe prona publike, që shpallen investitorë strategjikë, që pastrojnë para dhe vjedhin.

Ata paguajnë Shkëlzenin, i cili jeton në vilën e një biznesmeni, ashtu si Basha në vilën e një biznesmeni tjetër që ka futur duart në arkën e shtetit.

Në të njëjtat pozita është edhe Ilir Meta. Ndaj, objektivi kryesor i Berishës, Metës dhe rrethit të tyre është të mbajnë monopolin e opozitës dhe të marrin atë që Rama u jep nga pasuria publike, përmes klientëve të tij.

Çim Peka, një gazetar me vilë te Kodra e Diellit dhe makina super luksoze, me burim oligarkët, bën sikur është më i pezmatuari nga humbja, kur në fak mëngjeset i kalon me Erion Veliajn.

Peka ka paraljmëruar socialistët që të mos guxojnë të festojnë fitoren pasi do të kenë punë me të.

Sonila Meço, një gazetare pranë një mafiozi italian, që paguhet në TV Zeni me para të dyshimta, e njohur me reportazhin për vilën e Monika Kryemadhit, është gati t’i bashkohet revulucionit të Berishës.

Një tjetër ish zyrtarë i korruptuar i PD-së, i cili kur PD-ja del në opozitë, shfaqet si gazetar, që paguhet nga Tigri dhe klientët e qeverisë, ka analizuar humbjen e PD-së.

Sipas këtij gagareli që vendos gjoba si azilant dhe avullon vizat me kokainë që i blen me paratë publike, shkaku i humbjes janë Mirel Mërtiri dhe inceneratorët.

Sipas tij, që opozita të fitojë zgjedhjet duhet të luftojë më shumë Mirel Mërtirin në ekzil, si dhe të vijojë të mbrojë oligarkët dhe korrupsionin e qeverisë, siç është rasti i Arben Ahmetajt, një ikonë korrupsioni që përbashkoi dhe unifikoi të gjithë faktorët opozitar.

Një nga arsyet e sagës së humbjeve të PD-së gjatë dhjetë viteve të fundit, janë edhe pseudogazetarët me funksione publike kur PD-ja ishte në pushtet, me zero besueshmëri në publik, që paguhen nga klientët e qeverisë, pastrojnë para dhe sa vijnë e shtojnë pasurinë.

test