Kristian Prenga nuk ia del ndaj Anthony Joshua, britaniku fiton me nokaut

Sport

Publikuar: 26/07/2026

Kristian Prenga nuk ia del ndaj Anthony Joshua, britaniku fiton me nokaut

Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk ia doli të shkruante historinë përballë Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në një duel spektakolar të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Megjithatë, humbja nuk erdhi pa rezistencë. Prenga i shkaktoi shumë vështirësi ish-kampionit të botës, duke e rrëzuar Joshua-n në fillim të ndeshjes dhe duke e vendosur britanikun në një situatë tejet të vështirë. Për disa momente u duk se shqiptari ishte pranë një prej surprizave më të mëdha në boksin e peshave të rënda.

Joshua, falë eksperiencës së tij, arriti të rikuperohej pas goditjeve të forta të Prengës. Me kalimin e raundeve ai mori kontrollin e sfidës, shtoi ritmin dhe filloi të dominojë me kombinime të sakta.

Në fund, britaniku e mbylli duelin me nokaut, duke siguruar fitoren dhe duke shmangur një humbje që në momentet e para dukej shumë pranë. Sipas mediave ndërkombëtare, Joshua i mbijetoi rrëzimeve në fillim të ndeshjes, përpara se ta përmbyste sfidën dhe të triumfonte ndaj shqiptarit.

Pavarësisht humbjes, Kristian Prenga zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror, duke treguar se mund të rivalizojë në nivelet më të larta të këtij sporti.

/pamfleti