Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026

Botë

Publikuar: 17/07/2026

Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026

Në Shangai po mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimi i Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së. Në konferencën me temë kryesore “Partnerë inteligjentë, krijimi bashkërisht i së ardhmes”, pjesëmarrësit diskutuan së bashku për promovimin e zhvillimit të AI-së globale.

Deklarata e Konferencës thekson se AI po riformëson në mënyrë gjithëpërfshirëse modelet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të njerëzimit dhe do të ketë një ndikim të thellë mbi përparimin e qytetërimit njerëzor. AI sjell si mundësi, ashtu edhe sfida. Nga njëra anë, ajo është thellësisht e integruar në sektorët e ndryshëm, si industria, shërbimet publike dhe kërkimet shkencore, duke i dhënë një hov të fuqishëm transformimit ekonomik, përparimit teknologjik dhe rritjes së efikasitetit. Nga ana tjetër, në përditësimin e AI-së, problemet në lidhje me etikën, sigurinë e të dhënave, sistemin rregullator etj. kanë dalë në pah.

Konferenca pohon që AI është një temë e re në qeverisjen globale, dhe duhet të mbështetet fryma e “fatit të përbashkët në të njëjtin planet” e të krijohet një model i ri i qeverisjes globale nëpërmjet bashkërendimit ndërkombëtar mbi AI-në.

Gjatë konferencës, në Shangai u mbajt ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes mbi themelimin e Organizatës Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale”. Kjo është organizata e parë ndërkombëtare ndërqeveritare e AI-së në botë, dhe selia e përgjithshme e saj është në Shangai.