E rëndë në Angli! 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje

Kronike

Publikuar: 15/07/2026

E rëndë në Angli! 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Britaninë e Madhe, pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë të qytetit të Leicesterit.

Policia e Leicestershire ka identifikuar viktimën si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi ekipet e ambulancës së East Midlands gjetën 28-vjeçarin të plagosur rëndë në Compton Road.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për t’i shpëtuar jetën, i riu u shpall i vdekur në vendngjarje.

Në kuadër të hetimeve, policia arrestoi dy persona, të moshave 36 dhe 27 vjeç, të dyshuar për përfshirje në vrasje. Më pas, të dy u liruan me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e dyshuara të krimit, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.