Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Kronike

Publikuar: 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Dy apartamente dhe një garazh me vlerë rreth 420 000 euro janë sekuestruar në Tiranë, pasi dyshohet se janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Sipas policisë, pasuritë ishin në pronësi të shtetasit, me iniciale H(A). A., 54 vjeç, dhe dyshohet se vinin nga burime kriminale. 

“Në vijim të një hetimi pasuror, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi.

Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.