Trump kryen testin njohës për herë të tretë: I dhashë të gjitha përgjigjet saktë

Botë

Publikuar: 12/07/2026

Trump kryen testin njohës për herë të tretë: I dhashë të gjitha përgjigjet saktë

Sapo përfundova një kontroll mjekësor në qendrën mjekësore Walter Reed. E bëj një të tillë çdo gjashtë muaj dhe kërkova edhe një tjetër test njohës. Jam i vetmi president që e kam bërë këtë, tri herë, dhe i kam kaluar gjithmonë në mënyrë të përkryer. I kam dhënë të gjitha përgjigjet saktë».

Kështu shkruan në një postim në Truth Social presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Lideri amerikan, i cili një pjesë të madhe të postimit ia kushton sulmeve ndaj dy gazetarëve të New York Times, thotë se «pak njerëz në Uashington do të mund ta kalonin këtë test, përfshirë Maggie Haberman dhe kolegun e saj Jonathan Swan. Jam gati të vë bast se ata nuk do të jepnin as gjysmën e përgjigjeve të sakta».

Trump e përfundon postimin duke thënë: «Gjithsesi, mos e blini librin e tyre, është plehra! Presidenti DONALD J. TRUMP» (shkronjat e mëdha janë përdorur në postimin origjinal).