Disa transaksione dhe lëvizje në pasuri të deputetit Agron Shehaj ngrenë dyshime të forta në pastrim parash. Vitin e kaluar, Agron Shehaj deklaron se ka shitur në vlerën 15 milionë euro një pasuri të paluajtshme që përbëhet truall + ndërtesë me sipërfaqe 251 m2. Duket paradoksale dhe jashtë çdo logjike tregu që një pasuri e tillë, pavarësisht vendodhjes, të kushtojë 15 milionë euro.

Një transaksion i tillë nuk mund të konsiderohet as lapsus, pasi Shehaj ka deklaron në fund të deklaratës së pasurisë 15 milionë euro të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme 251 m2. Në kushtet kur Shehaj po verifikohet nga disa institucione ligjzbatuese si i dyshuar për skema mashtrimi, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me taksat etj., kjo lëvizje ngre dyshime të forta për mundësinë e pastrimit të parave të call centerave përmes kontratave fiktive në vlera jashtë realitetit.

Agron Shehaj dyshohet se ka pastruar miliona euro edhe përmes shit-blerjes së aksioneve në disa kompani. Në një rast, Shehaj bleu aksione me vlerë 10 mijë euro dhe pas disa muajsh i shiti 1 milionë euro. Ndërkaq, për të mos paguar taksa, Agron Shehaj lëviz çdo vit miliona euro, duke i dhënë hua, përmes kontratave që dyshohen fiktive. Gjatë vitit 2025, ka dhënë 1.9 milionë euro hua. Më herët, Agron Shehaj ka dhënë mbi 12 milionë euro hua.
Pasuria e Agron Shehajt
-Truall dhe ndërtesë, 1980 m2, 6.1 milionë euro (2025)
-Truall dhe ndërtesë, 2000 m2, 2 milionë euro (2025)
-Garazh, 50 m2, 168 mijë euro (2025)
-Shitur truall + ndërtetë, 251 m2, 15 milionë euro (2025)
-Shitur apartament, 106 m2, 150 mijë euro (2025)
-Llogari banakre, 437 mijë euro (2025)
-Huadhënie 1.7 milionë euro (2025)
-Huadhënie 1.1 milionë euro (2025)
-Të ardhura të tjera 730 mijë euro (2025)
-Të ardhura të tjera 1.3 milionë euro (2025)
-Apartament dhe 4 parkime në Milano, 6.6 milionë euro (2020).
-Apartament në Milano, 1.9 milionë euro (2017).
-Apartament në Bolzano, Itali, 1.3 milionë mijë euro (2020).
-Ndërtesë dhe truall në Itali, 2.9 milionë euro (2019).
-Apartament në Tiranë, plus 3 parkingje, 729 mijë euro (2019).
-Apartament në Tiranë, 125 mijë euro (2009).
-Ndërtesë dhe truall në Itali, 1.1 milionë euro (2020).
-Apartament me dy vendparkime në Milano, 2.4 milionë euro (2020).
-Apartament në Itali, 950 mijë euro (2023).
-Shitur apartament në Itali, 2.1 milionë euro (2023).
Shitur apartament, 2.2 milionë euro (2024).
-Pagat në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 2.4 milionë euro.
-Dividendët në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 1.2 milionë euro.
-Aksione në kompaninë “Sestante Holding” Srl, me kapital 10 mijë euro.
-Dividendët në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 1.2 milionë euro.
-Shitja e kuotave të shoqërive ‘Intercom Data Service’ Sh.p.k, “Alpine Invest” Srl, “Lokal Web” Srl,“Scelta Chiara” S.r.l, “Homepal a better place” S.r.l, “IDS Italia” Srl, “Spazio Agenti” S.r.l, në vlerën e paguar prej 2.2 milionë euro.
-Të drejta në shoqërinë “Prime Capital”, 150 mijë euro.
-Të drejta në shoqërinë “Sestante Holding” Srl, 7. 3 milionë euro.
-Llogari bankare, 242 mijë euro (2021)
-Bashkëshortja Enida Shehaj, llogari bankare, 62 mijë euro (2021)
-Të ardhura 240 mijë euro nga shlyerja e pjesshme e huasë nga një shoqëri.
-Të ardhura 2.5 milionë euro (dividend, hua etj).
-Enida Shehaj, 10 mijë euro nga puna pranë “IDS Italia” Srl.
-Të ardhura 390 mijë euro nga investimet financiare.
-Detyrim 3.5 milionë euro sipas kontratës së shitjes së pasurisë (2020).
-Detyrim 1.4 milionë euro sipas kontratës së shitjes së pasurisë (2020).
-Aksione, Beta Sestante Srl, 10 mijë euro (2022).
-Aksione Alpha Sestante Srl, 10 mijë euro (2022).
Aksione, Alkemy Spa, 115 mijë euro (2022), shitur 1 milionë euro në 2024.
-Huadhënie 2 milionë euro (2022).
-Huadhënie 1 milionë euro (2022).
-Të ardhura në 2022, 93 mijë euro, 73 mijë euro dhe 1 milionë euro.
-Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 2 milionë euro (2022).
-Huadhënie 4 milionë euro (2023).
-Huadhënie 1.3 milionë euro (2023).
-Huadhënie 540 mijë euro (2023).
-Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve, 2.1 milionë euro (2023)
-Të ardhura 470 mijë euro (2023).
-Huadhënie 1.5 milionë euro (2024).
-Huadhënie 250 mijë euro (2024).
-Huadhënie 1.2 milionë euro (2024).
-Huadhënie 440 mijë euro (2024).
Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 1.2 milionë euro (2024).
Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 440 mijë euro (2024).
Të ardhura të tjera, 124 mijë euro (2024).
Të ardhura të tjera, 345 mijë euro (2024).
Të ardhura të tjera, 325 mijë euro (2024).
Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve, 100 mijë euro (2024).
Tërheqje dividenti, 100 mijë euro (2024).
Paga si deputet, 25 mijë euro (2024) etj.