Rama dënon sulmin online ndaj bizneseve: Organizim politik kundër familjeve që jetojnë me turizmin

Politikë

Publikuar: 11/07/2026

Rama dënon sulmin online ndaj bizneseve: Organizim politik kundër familjeve që jetojnë me turizmin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm sërish në lidhje me sulmin online ndaj disa prej bizneseve shqiptare në vend, duke ndikuar në uljen e vlerësimit të tyre në mënyrë fiktive në Google.

Rama e quan atë goditje pabesisht ndaj sipërmarrjeve vendase.

Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit”, shkruan Rama në X.

Një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shton ai më tej.