Fytyrat e reja të PD-së – Babai i kryetares së Këshillit Kombëtar, Juliana Emiri, i dënuar me 12 vite për grup kriminal!

Kryesore

Publikuar: 11/07/2026

Fytyrat e reja të PD-së – Babai i kryetares së Këshillit Kombëtar, Juliana Emiri, i dënuar me 12 vite për grup kriminal!

Partia Demokratike synoi 40 ditë më parë rinovimin e strukturave drejtuese, kryesinë e re, teksa një emër surprizë ishte zgjedhja e drejtueses së Këshillit Kombëtar Juliana Emiri, me justifikimin se “është fytyra e re”. Juliana ka folur disa herë në megafonin e protestës, jo si organizatore, por nga “shoqëria civile”, teksa më pas synoi një post tepër politik, i mbajtur nga figura të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Normalisht, hapja e një partie është gjithmonë efektive, por mungesa e alternativave, garave apo meritokracisë, mund të sjellë probleme në sytë e votuesve, simpatizantëve apo edhe elektoratit gri. Normalisht, fytyrat e forcës më të madhe të opozitës do të thonë se “nesër” mund të jenë fytyrat e qeverisë dhe e drejtimit të vendit, por kur ato kanë “cene” atëherë do të thotë se “hapja” nuk ka qenë aq efektive.

Strukturat drejtuese të PD-së duket se kanë qenë në “gjumë” për thithjen e elementëve të rinj, të paktën atyre të zgjedhur në poste kyçe, siç është rasti i Juliana Emirit. Dokumentet e siguruara nga Vox News hedhin dritë mbi të kaluarën familjare të saj, ku drejtuesit e PD-së nuk kanë aplikuar “Vetingun”, pasi rezulton se babai i saj ka qenë i dënuar për një vepër të rëndë penale, madje duke vuajtur një dënim të gjatë për grup kriminal.

Fytyrat e reja të PD-së - Babai i kryetares së Këshillit

Fytyrat e reja të PD-së - Babai i kryetares së Këshillit

Faksimile: Vendimi i Gjykatës së Kushtetuese për Kujtim Emirin, babanë e Juliana Emirit

Dokumentet e hulumtuara nga Vox News tregojnë se Kujtim Emiri, babai i Juliana Emirit, e cila u zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar të PD, është i dënuar me 12 vite burg. Kujtimi ka qëndruar në qeli për 8 vite, ndërkohë që është akuzuar për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

Madje, i njëjti person, në vitin 2024 gjatë një protestë të Partisë Demokratike, ka pësuar djegie me molotov dhe në atë kohë ka deklaruar në një intervistë se “dikush hodhi një molotov, u përplas dhe ra para këmbëve të policisë”. Ai tha se personi i ra me shqelm dhe ia hodhi te këmbët.

Ai deklaroi se mori pjesë vetëm si një person i zhgënjyer nga qeveria dhe jo si simpatizant, ndërkohë koha e tregoi se jo vetëm që ka qenë në strukturat e PD-së por ka “financuar” edhe vajzën që t’i bashkëngjitej Partisë Demokratike, fillimisht me “Alencën për Teatrit” dhe tani për “Flamingot”.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Kujtim Emiri i është drejtuar pak vite më parë Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar një seri vendimesh nga gjykatat, kërkesë e cila nuk i është pranuar.

Mësohet se ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur në prill të vitit 2016 deklarimin fajtor të Kujtim Emirit për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave. Gjithashtu u akuzua për falsifikim të dokumenteve shëndetësore. Në bashkëpunim të këtyre veprave, gjykata e dënoi me 12 vite burg.

Më pas, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë, me vendimin nr. 63, datë 6 qershor 2016, ka vendosur të lërë në fuqi vendimine  shkallës së parë. Më pas, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur në prill të vitit 2018 të mos pranojë rekursin e paraqitur. Më pas kërkuesi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Kjo gjykatë ka vendosur “moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”.

/voxnews