Shqipëria është gati të mbyllë 3 kapitujt e parë të integrimit, një ndër hapat më domethënës në rrugën drejt Bashkimit Europian. Është shefi i qeverisë Edi Rama që ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.Shqipëria konsiderohet se është njësuar plotësisht me standardet e evropiane për kapitujt 25-26 dhe 30, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Kryeministri Rama ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa ‘fjala e Qeverisë është puna’.
SHQIPËRIA NUK NDALET
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”, shkruan Rama.
Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një poster me flamingo, të kthyera në simbolin e protestës që nisi fillimisht për të kundërshtuar ndërtimin e resortit në Zvërnec.