Zjarri në Fier/ Shkrumbohet baza materiale e stacionit të furnizimit me ujë, evakuohen 6 familje

Aktualitet

Publikuar: 05/07/2026

Zjarri në Fier/ Shkrumbohet baza materiale e stacionit të furnizimit me ujë, evakuohen 6 familje

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazë materiale në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit.

Sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, zjarri tashmë është fikur, por fillimisht kanë ndërhyrë vetë punonjësit e ujësjellësit për neutralizimin e tij, pasi shërbimet zjarrfikëse janë fokusuar te mbrojtja e banesave.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka shkrumbuar makina dhe materiale të tjera, ndërsa mësohet se si pasojë e flakëve janë evakuar 6 familje.