“Lironi çunat” – Autokolona nga diaspora, protestë para Komisariatit nr.3

Aktualitet

Publikuar: 04/07/2026

 “Lironi çunat” – Autokolona nga diaspora, protestë para Komisariatit nr.3

Përfaqësues të diasporës shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës masive të qytetarëve të paralajmëruar për orën 19:00, në kuadër të ditës së 35-të të tubimeve përpara Parlamentit.

Autokolona e tyre është ndalur fillimisht në rrugët e kryeqytetit ku më pas janë ndalur pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku prej së enjtes ndodhen të paraburgosur protestuesit e arrestuar gjatë protestës para sallës së seancave plenare të Kuvendit. Qëllimi i ndalesës është kërkesa për lirimin e tyre.