Pesë herë ngelëse, kush është studentja Arvina Lleshi që u turret deputetëve të PS-së, e radikalizuar nga Qori në një qendër sekrete te Pazari i Ri. Kërkohet nga policia

Aktualitet

Publikuar: 02/07/2026

Pesë herë ngelëse, kush është studentja Arvina Lleshi që u turret deputetëve të PS-së, e radikalizuar nga Qori në një qendër sekrete te Pazari i Ri. Kërkohet nga policia

Është kthyer në shqetësim sidomos për deputetët e Partisë Socialiste. Ajo i ndjek kudo dhe u turret me tërbim ligjvënësve të pushtetit, me sharje, akuza dhe klithma histerike. Bëhet fjalë për studenten ngelëse në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Arvina Lleshi, për të cilën mësohet se ka nisur një procedim penal për përndjekje. Arvina Lleshi, e cila rezulton ngelëse në pesë provime, përndjek dhe u sulet deputetëve në rrugë, kafene, qendra tregtare, në makinë, në holle etj.

Fiksimi i saj janë deputetët e PS. Disa ditë më parë, ajo iu turr dhe ndoqi nga pas Tërmet Peçin, deputet i qarkut të Gjirokastrës. Arvina Lleshi duket se nuk ka asnjë pretendim për deputetin e zonës së saj, Gjin Gjoni, i cili shfaqet në protestën e flamingove. Ditën e sotme, protestuesja Arvina Lleshi ka hyrë në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”, duke u zënë pritë deputetëve.

Ditët e fundit, Arvina Lleshi ka gjurmuar edhe deputetë të tjerë, gjithnjë socialistë, për t’i sulmuar verbalisht. Sipas burimeve, Arvina Lleshi është rekrutuar, mpirë me mësime marksiste dhe radikalizuar nga një qendër sekrete tek Pazari i Ri, pas të cilës qëndron Arlind Qori. Celula me natyrë sekrete, ku janë rekrutuar dhe radikalizuar të rinj mësohet se është mbajtur nën monitorim nga SHISH dhe struktura të tjera ligjzbatuese.

Nën dritën e mësimeve të revolucionarit Qori, Arvina Lleshi është shfaqur sot që në orën 08:30 para Paralamentit, me qëllim për t’u përplasur me deputetët. Studentja mësohet se ka qenë nën monitorim nga policia. Lleshi është shfaqur aktive në protestën para Kryeministrisë. Ndonëse pesë herë ngelëse, ajo ka folur edhe për arsimin.