Grupi i tij u zgjodh në kupolën e PD, Belo Këlliçi përgatit terrenin për të marrë drejtimin e partisë? Pas sabotimit të Palokës dhe Lelës, plan për të rrëzuar Nokën

Kryesore

Publikuar: 02/07/2026

Grupi i tij u zgjodh në kupolën e PD, Belo Këlliçi përgatit terrenin për të marrë drejtimin e partisë? Pas sabotimit të Palokës dhe Lelës, plan për të rrëzuar Nokën

Belind Këlliçi, i cili humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt për Tiranën, duket se po përgatit terrenin për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, gjithnjë nëse Sali Berisha për shkak të moshës apo rrethanave të tjera do të lëshojë partinë. Nuk mund të konsiderohet rastësi që në zgjedhjet e djeshme për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike ‘fitues’ dolën ata që konsiderohen si rrethi i Belind Këlliçit.

Fatjon Bathorja, Keltis Kruja, Glauk Olldashi, Eda Grimci, Desada Xhetani, Lorenca Hoxha, Lorenca Hoxha, Grigels Muçollari etj., janë vetëm disa nga anëtarët e të ashtuquajturit grupi i Belind Këlliçi, të cilët u zgjodhën përmes lobimeve dhe makinacioneve anëtarë të Kryesisë së PD-së.

Linja e Këlliçit pothuajse dominon tashmë Kryesinë e PD-së. Ndërkaq, linja e Këlliçit besot se ka pasur rol vendimtar edhe në nxjerrjen jashtë loje të kryezëdhënësit të Berishës, Alfred Lelën, kandidat për anëtar Kryesie, si dhe për spostimin e Edi Palokës, i cili mund të konsiderohet si figura më me peshë në PD pas Sali Berishës. Paloka, i cili ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar, u zëvëndësua me Julia Emiri, pjesmarrëse aktive dhe folëse në tubimet para Kryeministrisë.

Tashmë pengesa e radhës për Belind Këlliçin për të forcuar pozitat në kupolën drejtuese të PD-së mbetet Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Sipas burimeve, linja e Këlliçit po lëviz çdo gur për zëvëndëndësimin e Nokës si Sekretar i Përgjithshëm, por fati i tij besohet se është në dorën e Berishës.

Për të mbështetur dyshimet se zgjedhjet e djeshme në PD ishin një farsë dhe kamuflim emërimesh, po sjellim një shembull. Floriana Garo, e cila ka marrë vetëm 32 vota në primaret e PD në Durrës, u zgjodh dje anëtare e Kryesisë së PD-së, ndërsa Arjan Ndoja, i cili u zgjodh deputet në listë të hapur, çuditërisht nuk u votua për t’u zgjedhur anëtar i Kryesisë.