Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Aktualitet

Publikuar: 02/07/2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Touran, në të cilin udhëtonin tre persona, drejtuesi i mjetit, një grua dhe një i mitur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.

Sipas TCH, gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekeve.