Celibashi shpëton nga shkarkimi kryetarin e bashkisë Kuçovë

Aktualitet

Publikuar: 01/07/2026

Celibashi shpëton nga shkarkimi kryetarin e bashkisë Kuçovë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shpëtuar nga shkarkimi kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari edhe pse u dënua me 6 muaj burg nga SPAK për fshehjë të një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit. 

Komsioneri tha se, edhe pse ishte dënuar, fakti që dënimi ishte shlyer në punë publike, e bën atë të paqënë. 

Lefter Maliqi, pasi humbi përballë Hajdarit në zgjedhje, pas 3 vitesh humbi edhe këtë betejë administrative. 

Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve: Kryetari i Bashkisë Kuçovë  ka pasur një proces penal për formularin e dekriminalizimit dhe ka dalë me një dënim për të, që u shlye me punë në komunitet. 

KQZ ka pasur një qëndrim për një rast tjetër të mëparshëm, dhe unë si Komisioner, në kuptimin që kam për ligjit, nuk jemi në kushtet e ndalimit.

Në rast se aplikohet neni 63, pra, konvertimi i dënimit në punë publike. Dënimi i tillë quhet i paqënë. Nuk ekziston në kuptim të këtij neni. 

Në rastin e Bashkisë Mallakastër kështu vendosëm, u konfirmua nga KAS dhe nga Kolegji Zgjedhor.