Numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare.
Një burim nga ky komision tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, një pjesë nga ajo çfarë Vlora Hyseni lexoi si pjesë të raportit vjetor të SHISH.
“SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata deizinformimi operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë ç’do zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur e shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst sigurie SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre”, tha drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.
Pak përpara nisjes të raportimit Vlora Hyseni u përball me akuzat e deputetëve të opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka që sipas tyre agjentët e SHISH janë infiltruar brenda në protestë duke mbledhur e duke i çuar informacione kryeministrit Edi Rama.
“Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë, ku ka qenë, ku është dënuar, ku s’është dënuar, me kë ka qëndruar”, u shpreh Klevis Balliu.
karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit. Keni involvuar totalisht shërbimin, për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë dhe këtë s’mund ta bëjë kurrë një shërbim”, tha Falmur Noka
Mësohet se drejtoresha e SHISH u përgjigj shkurt dhe prerë çdo akuze, duke u i quajtur dizinformacion.
“Po dezinformoni dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”, citohet ti ketë thënë shefja inteligjencës shqiptare deputetëve demokratë Noka dhe Balliu.
Top Channel